Escobar: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit fillon me formimin e Asociacionit - NACIONALE

Escobar: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit fillon me formimin e Asociacionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bërë me dije se e vetmja mënyrë për të ecur përpara në dialogun Kosovë-Serbia është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në një konferencë për medie, ai ka thënë se zbatimi i marrëveshjes se Brukselit dhe aneksit të Ohrit fillon me formimin e Asociacionit.

Ai ka vlerësuar se SHBA-ja dhe BE-ja janë të fokusuar që kjo marrëveshje të bëhet realitet.

BE-ja dhe SHBA-ja janë të fokusuara që kjo marrëveshje [e arritur në Ohër] të bëhet realitet. Implementimi nis me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka deklaruat Escobar, raporton REL.

Në këtë konferencë, e cila është mbajtur online, ai ka vlerësuar se normalizimi i raporteve në mes të dy vendeve mund të ndodh vetëm duke u përqendruar tek të drejtat e serbëve.

Normalizimi është i përqendruar në të drejtat e pakicave, veçanërisht të serbëve. Është pritshmëria dhe kërkesa jonë që të ecim përpara me këtë”, ka theksuar ai.

Diplomati amerikan ftuar palët që të mos ndalen në jetësimin e Asociacionit derisa të arrijnë në një model ta caktuar.

Ky proces është i rëndësishëm dhe është shumë e rëndësishme që të dyja palët, veçanërisht Kosova, që ta marrin seriozisht këtë proces dhe të lëvizin në mënyrë të përshpejtuar për ta përfunduar atë”, ka thënë zyrtari i lartë amerikane.

Ai ka paralajmëruar një takim të shpejt në mes të dy kryenegociatoreve.

Sipas tij, takimi në mes të Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pritet të ndodh brenda dy javëve.

Diplomati amerikan ka bërë me dije se temë kryesore e këtij takimi pritet të jetë cështja e Asociacionit.

Lajme të ngjashme