Hamza: Presim që Apeli të vendosë drejtësinë pa pasur nevojë pë rigjykim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për procesin e apelit pas aktgjykimit të dhënë në Hagë.
Hamza ka thënë se pritja është që çështja të mos ketë nevojë të kthehet në rigjykim, por të zgjidhet drejt në shkallën e apelit.
Sipas tij, vendimi duhet të merret mbi bazën e fakteve dhe drejtësisë.
“Ne po presim që mos me pasë nevojë me u rikthy çështja në rigjykim fare. Por Apeli me vendos drejt mbi bazën e fakteve, dhe mbi bazën e drejtësisë. Po dojmë me besu që Apeli ka me e drejtu mirë dhe drejt këtë rast. Që do të ketë gjyqtar me integritet, profesional të cilët marin vendim mbi bazë të fakteve”, ka thënë Hamza.
Deklarata e tij vjen në kontekstin e procedurave që pritet të vazhdojnë në shkallën e apelit pas aktgjykimit të dhënë në Hagë.