PDK kërkon mbështetjen e partive për iniciativën ligjore për Dhomat e Specializuara - NACIONALE

PDK kërkon mbështetjen e partive për iniciativën ligjore për Dhomat e Specializuara

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se ekspertët e partisë kanë analizuar iniciativën ligjore të dorëzuar në Kuvend për Dhomat e Specializuara.

Ajo u bëri thirrje partive të tjera ta mbështesin nismën, në mënyrë që ajo të procedohet dhe të realizohet synimi i PDK-së.

“Ekspertët tanë e kanë analizuar në çdo detaj”, tha Deliu-Kodra.

Sipas saj, iniciativa kërkon bashkëpunim ndërpartiak, ndërsa për nënshkrimet e nevojshme tha se “është ende herët të deklarohemi”.

Lajme të ngjashme