Nëna greke hedh foshnjën 11-muajshe në lumin e akullt dhe shkon në hotel për ta mirëpritur Vitin e Ri - NACIONALE

Nëna greke hedh foshnjën 11-muajshe në lumin e akullt dhe shkon në hotel për ta mirëpritur Vitin e Ri

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një ngjarje vërtet tragjike ka ndodhur gjatë mbrëmjes së ndërrimit të motmoteve në Greqi.

Një nënë 29-vjeçare ka hedhur në lumin e fshatit foshnjën e saj 11-muajshe, ndërsa më pas, sikur mos të kishte ndodhur asgjë, kishte shkuar në hotel për ta mirëpritur Vitin e Ri.

Sipas raportimeve, e dyshuara që jetonte në fshatin Stavros Imathia të zonës lokale Veria, u largua nga vendbanimi, për ta hedhur vogëlushen në digat e akullta të Aliakmonas.

Ditën e nesërme, pra 1 janar 2023, shkoi në shtëpi te prindërit. Kur u pyet nga këta të fundit se ku ishte foshnja, nuk ishte përgjigjur.

Këto dyshime detyruan prindërit që ta njoftojnë policinë, me policinë që më pas filloi edhe hetimet.

Lajme të ngjashme