Mustafa: Gjendja alarmante me investime kapitale - me skema sociale nuk mbahet kjo gjeneratë - NACIONALE

Mustafa: Gjendja alarmante me investime kapitale - me skema sociale nuk mbahet kjo gjeneratë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se gjendja me investimet kapitale është alarmante dhe se qeveria po fokusohet vetëm në skema sociale.

Mustafa ka thënë se Qeveria Kurti me anë të skemave sociale po tenton që të blejë paqë sociale.

Fatkeqësisht në këtë kohë krize ekonomike me një inflacion të papërballueshëm për qytetarët, tanime që kemi pranuar raportin financiar të buxhetit në nivel vendi, për gjashtë mujorin e para rezulton që vetëm 11 për qind e projekteve kapitale janë realizuar për këtë gjashtë mujor. Logjikisht është e pamundur të realizohet më shumë deri në fund të këtij viti”, ka thënë ai.

Fatkeqësisht një qeveri e majtë e cila sheh që për çdo problem ekonomik e social, skema sociale janë zgjidhje dhe nuk sheh zgjidhje tjetër. Skema sociale në mungesë të investime kapitale krijojnë një varësi në skema sociale edhe për gjeneratat e ardhshme. Me shpresë që inflacioni i tanishëm, mungesa e zhvillimit ekonomik e tanishme, do blejnë paqe sociale sivjet, qeveria ka vendosur që paqen sociale sot ta blejë me skema sociale në mungesë të investimeve kapitale dhe kjo do të rezultojë varfri ekonomike në gjeneratat e ardhshme”, ka thënë Mustafa.

Lajme të ngjashme