Murati e lavdëron "Superpunën": Janë mbi 1 mijë pozita të lira, ka paga deri në 1000 euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka shkruar për pozitat dhe pagat që ofrohen përmes platformës ‘Super Puna’.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se momentalisht në këtë platformë janë 1 mijë e 413 vende të lira punë për të rinjtë 15 deri në 25 vjeç.
Sipas tij, paga mesatare e pozitave të shpallura sillet diku 359 euro.
Murati tutje ka thënë se ka paga që shkojnë edhe deri në 1 mijë euro.
“Aktualisht në superpuna janë 1,413 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç. Paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, që nënkupton se shumica e bizneseve po shtojnë pagën mbi subvencionin e Qeverisë, por ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro”, ka shkruar Murati.
