Mungoi në Kuvendin e PDK-së, Sahatçiu ia lë "fajin" gripit
Nënkryetarja e Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Donjeta Sahatçiu e ka arsyetuar mungesën e saj në Kuvendin Zgjedhor për Rininë në Prishtinë.
Sahatçiu në një prononcim për Gazetën Nacionale ka treguar se është me grip dhe tash e disa ditë është duke qëndruar në shtëpi.
“Unë kam ditë që jam me grip dhe e izoluar në shtëpi.” – ka thënë Sahatçiu për gazetën.
Sahatçiu shpeshherë është kritikuar për qasjen e saj, pasi përkundër faktit se nga PDK fitoi ulësen e nënkryetares së kryeqytetit, mbështeti presidenten Osmani e kryeministrin Kurti.

