U vërshua me komente pasi mbështeti qeverinë, sqarohet nënkryetarja e Prishtinës nga radhët e PDK-së
Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu është bërë sërish protagoniste.
Ajo që ditë më parë zuri vend në ballinën e Nacionales, për shkak se në cilësinë e nënkrytares së kryeqytetit nga radhët e PDK-së shpeshherë ka mbështetur Kurtin e Osmanin, është rikthyer në temë.
Sahatçiu, gjatë orëve të vona të së hënës përmes një cicërime në rrjetin social "Twitter" mbështeti hapur qeverinë.
“O tash, o kurrë dëshmohet dashnija për shtetin. Besa, edhe lidershipi. Bashkë”, ka shkruar ajo.
O tash, o kurrë dëshmohet dashnija për shtetin. Besa, edhe lidershipi. Bashkë! 🇽🇰
— Donjeta Sahatçiu (@DonjetaSahatciu) November 21, 2022
Ndaj kësaj deklarate, qenë të shumtë emrat që reaguan, përfshirë këtu ish-këshilltarin e presidentit, Artan Behrami e gazetarin Bekim Kabashi.
Veç kësaj, komentuesit s'ia lanë "dakikun" as në "Twitter", me ç'rast Sahatçiu u sqarua.
"Nuk më bën logo PDK. Më bën puna dhe dashuria për vendin", ka shkruar ndër të tjerash ajo.

