Mot i ftohtë dhe i vranët ditëve të fundit të muajit
Mot i ftohtë dhe i vranët pritet të mbretërojë ditëve në vijim.
Sipas sajtit të parashikimeve, Prishtina Weather nuk përjashtohet as mundësia për reshje bore.
Më poshtë ndërkaq, gjeni të dhënat sinoptike për sot dhe ditët e fundit të muajit të parë të këtij viti kalendarik.
26.01 - Kryesisht vranët. Kohëpaskohe priten mundësi për reshje të dobëta bore, apo të përziera me shi në pjesë më të ulëta të vendit.
27.01 - Ftohtë e kryesisht vranët. Herë pas here shkurtimisht priten edhe reshje të dobëta bore.
28.01 - Kryesisht vranët e ftohtë. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.
29.01 - Ftohtë e me vransira.
30.01 - Ftohtë, kryesisht me vransira. DItën edhe intervale me diell.
Temperaturat në rënie. Minimalet zbresin edhe në -2 e -4C, e ato maksimale në 0C e 1C.
Të enjte frynë erë e lehtë dhe mesatare nga lindja e juglindja 6-12m/s, nga dita e premte verilindore, e në fundjavë e lehtë.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies, e në fundjavë në rritje.
