Mosekzekutimi i pagave dhe heshtja e Vjosa Osmanit: Ku është presidentja? - NACIONALE

Mosekzekutimi i pagave dhe heshtja e Vjosa Osmanit: Ku është presidentja?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës”, thuhet në Nenin 1 të Ligjit për Presidentin. Sidoqoftë, se sa unifkuese është presidentja, ka qenë gjithmonë diskutabile që nga zgjedhja e saj në vitin 2021. Në mesin e plot kritikave për heshtje e mosreagim për tema të tjera, presidentja Vjosa Osmani ka vendosur që të heshtë edhe për mosekzeuktimin e pagave për mësimdhënësit.

Kanë kaluar 5 ditë që nga koha kur grevistët, përfshirë këtu edhe mësimdhënësit, nuk janë paguar nga Qeveria Kurti.

Bile, nga Qeveria ka kanë konfirmuar se nuk ka paga për mësimdhënësit për muajin shtator.

E për këtë, deri më tani, presidentja nuk ka thënë asnjë fjalë e as nuk ka zhvilluar ndonjë takim me palët që po përplasen, pra SBAShK-u dhe Qeveria.

Presidentja Vjosa Osmani ka vendosur që në përplasjen SBAShK vs. Qeveri të mos përfshihet, edhe pse roli i saj është kyç për gjetjen e një zgjidhjeje.

Nuk është hera e parë që presidentja Osmani kritikohet për heshtjen e saj dhe për përkrahjen ndaj Qeverisë.

Për më tepër, opinonisit Halil Matoshi, në një shkrim në Facebook, ka thënë se qytetarët po e presin presidenten Osmani që ta thotë fjalën e saj.

Matoshi ka pyetur nëse Qeveria po e shtyn vendin në trazira.

Qytetarët presin Presidenten Vjosa Osmani me e thânë nji fjalë goje: A po e shtynë vendin Qeveria në trazira!???”, ka shkruar ndër të tjera ai.

SBAShK - ministrja Nagavci

Në anën tjetër, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, (SBAShK), Rrahman Jasharaj, tha të martën se nëse nuk procedohen pagat deri me 5 tetor, mund të kthehen sërish në grevë.

Ai ka thënë se me mosekzekutimin e pagave po nënkuptohet që Qeveria Kurti po e dëshiron rikthimin e grevës.

E ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, për mosekzekutimin e pagave i ka bërë fajtore komunat. Sipas saj, komunat e vendit nuk i dërguan listat e punëtorëve në Thesar.

Më tej, në një shkrim tjetër, Nagavci e publikoi orarin për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës dhe propozoi që pagat për mësimdhënësit të bëhen me avans, krejt kjo nga frika se mësimdhënësit nuk do ta respektojnë orarin e ri të vitit të ri shkollor.

“...Megjithatë, duke qenë të bindur se punëtorët e arsimit do të respektojnë vendimin e ri për kalendarin e Vitit Shkollor dhe do të kryejnë punën, dhe duke marrë parasysh faktin se shumë prej tyre janë vënë në lajthitje ose kanë pasur paqartësi rreth dispozitave ligjore, i kemi propozuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të shqyrtojnë mundësinë e pagesës në avans, ashtu që familjet e mësimdhënësve, të mos mbesin pa paga deri në fund të muajit, kur edhe dalin pagat për muajin tetor.”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Tutje, mosekzekutimi i pagave krijoi përçarje edhe mes deputetëve të pushtetit, por edhe në koalicionin qeverisës.

Deputetët e partisë “Guxo”, Jeta Statovci dhe Haxhi Avdyli, kërkuan nga Qeveria që t'i procedojë pagat për mësimdhënësit.

“...nuk mund të pajtohem me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator”, ka thënë Statovci.

Gjithashtu, edhe disa deputetë të LV-së dolën kundër Qeverisë. Eman Rrahmani, Visar Korenica, Alban Bajrami e Fatmir Humolli kërkuan nga Qeveria që t’i procedojë pagat për mësimdhënësit.

Kuptohet, edhe në këtë rast, por edhe në raste të tjera, pro vendimit të Qeverisë sigurisht që ishin deputeti Dimal Basha dhe shefja e deputetëve të LV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Deri më tani, dihet se Qeveria ka thënë se askush nuk mund të paguhet për punën që nuk bëhet.

Ndërkohë, në këtë gjendje të krizës ekonomike dhe inflacionit të lartë, mosprocedimi i pagave mund t'ua vështirësojë jetesën mijëra familjeve kosovare.

Mbetet të shihet nëse SBAShK-u do të futet përsëri në grevë, nëse nuk dalin pagat e tyre.

Lajme të ngjashme