Dr. Vjosa Osmani na nxjerr punë për t’ia përmirësuar gabimet elementare drejtshkrimore
Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, ka shkruar disa fjalë për fitoren e Kosovës kundër Qipros në futboll. Edhe pse shkroi shkurt, ajo nuk arriti që të shmangte dy gabime elementare drejtshkrimore – shumësin e emrave dhe shumësin e mbiemrave.
“Një fitore e shumëpritur. Krenar me djelmoshat e Kosovës, të cilët sonte dëshmuan shpirtin luftarak në fushë duke demonstruar një lojë fantastike dhe duke shënuar një fitore të çmuar në Ligën e Kombeve. Ju lumtë djema dhe suksese në ndeshjet e radhës”, shkroi zonja Osmani.
Presidentja e shkroi gabimisht shumësin e emrit “djalë”, që shkruhet “djem”. Ajo shkroi “djema”.
Ajo e shkroi gabimisht edhe mbiemrin “krenar”, sepse e shkroi pa “ë” në fund, kur në fjali është i përdorur në kontekstin e numrit shumës.
Sipas sistemit arsimor të Kosovës, emrat, mbiemrat dhe kategoritë gramatikore të tyre mësohen në klasën VI të shkollimit të mesëm të ulët.
Presidenja Osmani e ka marrë gradën e doktoratës në shkenca juridike në Shkollën Juridike të Universitetit të Pittsburgh-ut më 2015.
