Molliqaj: Sapo ja kthyem Kurtit qershitë e tij, ato janë vetëm për të, pasojat le t’i merr për vete
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është deklaruar pas aksionit të partisë së tij, ku këta të fundit kanë gjuajtur qershia në drejtim të Kryeministrit, Albin Kurti.
Molliqaj në Facebook ka thënë se Kurti ka provuar t’i shpëtoj ballafaqimit me temën e Asociacionit, por nuk i shpëtoi dot qershive.
“Sapo ja kthyem Kurtit qershitë e tij. Ato janë vetëm për të. Pasojat le t’i merr për vete. Kryeministër i skutave. Provoi t’i shpëtonte ballafaqimit me temën e Asociacionit, por nuk ju shpëtoi dot qershive. Ky është vetëm filimi i organizimit e mobilizimit kundër dialogut që ka si nënshtrat Asociacionin. Segregimi etnik është i pajetueshëm dhe i papranueshëm”, ka shkruar ai.