MKRS 750 mijë euro investim në kanalin që promovon veten – shqetësime se RTK po shndërrohet në agjenci marketingu - NACIONALE

MKRS 750 mijë euro investim në kanalin që promovon veten – shqetësime se RTK po shndërrohet në agjenci marketingu

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) do ta përdorë RTK-në si televizion marketingu, nëse implementohet memorandumi me vlerë prej 750 mijë eurove për tre vitet e ardhshme.

Atëherë kështu… në memorandumin në fjalë janë paraqitur detajet e themelimit të kanalit televiziv, i cili do të promovonte punën dhe “dokumentimin e aktivitetit të plotë vjetor të MKRS-së dhe institucioneve të varësisë”.

Ministri, Hajrulla Çeko së fundmi kishte shprehur shqetësim publik për mungesën e mbulimit të aktiviteteve të MKRS-së nga mediet, duke thënë se “as dy për qind” e aktiviteve të kësaj ministrie nuk gjejnë hapësirë në mediet kosovare.

Dhe, disa muaj pas kësaj deklarate, ai ka marrë një iniciativë në bazë të së cilës MRKS-ja do ta financojë themelimin e një kanali në RTK, i cili do të mbulonte aktivitetet e saj, për një vlerë prej 750 mijë eurove.

Memorandumi është nënshkruar, pa u zbuluar shumë detaje, nga ministri Çeko dhe kryetari I Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.

Akterë të rëndësishëm të kulturës në vend kanë ngritur shqetësimet e tyre, duke aluduar se RTK po shndërrohet në agjenci marketingu të MKRS-së.

Në bazë të asaj që raporton “Koha”, sipas memorandumit, MKRS-ja do t’ia paguajë RTK-së 750 mijë euro me tri rata me vlera të ndryshme. Plot 300 mijë euro në vitin 2023, 250 mijë euro në vitin 2024 dhe 200 mijë euro të tjera në vitin 2025.

Mjetet financiare do të merren nga buxheti i Departamentit të Kulturës, saktësisht nga kategoria e subvencioneve dhe transfereve

Lajme të ngjashme