Minjtë "pushtojnë" lagjen "Muharrem Fejza" të kryeqytetit - ankohen banorët (VIDEO) - NACIONALE

Minjtë "pushtojnë" lagjen "Muharrem Fejza" të kryeqytetit - ankohen banorët (VIDEO)

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Qytetarët në rrugën "Muharrem Fejza" tani po përballen me një problem tjetër. Atë të pranisë së brejtësve.

Përmes platformave sociale, banorë të zonës kanë publikuar pamje ku shihet një numër i minjve afër mbeturinave që janë mbledhur.

Qytetari Arben Rashiti ka thënë se nga përditshmëria, njerëzit e kanë humbur edhe frikën.

Ai tutje pyeti nëse do të merret dikush me këtë çështje, pasi deri më tani çdo gjë ka qenë dytësore.

Më poshtë edhe videoja e publikuar nga ai.

Lajme të ngjashme