Mbeturinat kundërmojnë e ia prishin hijeshinë Bregut të Diellit (VIDEO) - NACIONALE

Mbeturinat kundërmojnë e ia prishin hijeshinë Bregut të Diellit (VIDEO)

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mund të quhen lirisht të turpshme.

Skena të tilla nuk i meriton një kryeqytet, pavarësisht sesa i zhvilluar është ai ose jo.

Në një video të siguruar nga Gazeta Nacionale, shihet një numër i madh mbeturinash në njërën prej lagjeve më të frekuentuara të Prishtinës.

Siç edhe mund ta shihni, përveç se kundërmojnë, mbeturinat janë faktorë të një pamje gërrditëse.

Mbesim me shpresë se institucionet do të marrin masa rreth kësaj gjendje, ani pse kujtojmë faktin se Komuna e Prishtinës e Kompania Pastrimi edhe më tutje kanë telashe mes vete, kjo shkaku i një borxhi.

Lajme të ngjashme