Mërgimtarët në mëshirën e fatit, çfarë do të bëhet me ta? - NACIONALE

Mërgimtarët në mëshirën e fatit, çfarë do të bëhet me ta?

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kanë filluar tashmë tensionet në veri.

Alarmi i njohur në Urën e Ibrit veçse është lëshuar, teksa Gazeta Nacionale merr vesh se janë vendosur edhe barrikada.

Tutje bëhet e ditur që të gjithë barrikaduesit janë me maska.

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me mërgimtarët.

Ata janë parë duke pritur në pikat kufitare, teksa ka gjasa që të kthehen prapa për në Bërnjak e Jarinjë.

Nacionale do t'ju raportojë në kohë reale për çdo risi eventuale.

Më poshtë ndërkaq edhe momenti i lëshimit të alarmit.

Lajme të ngjashme