Marshi për Liri: Avdullah Hoti poston emblemën e UÇK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka postuar emblemën e UÇK-së në një postim në rrjetin social Facebook.
Kjo foto vjen në ditën kur në Prishtinë pritet të mbahet Marshi për Liri.
Marshi fillon nga ora 14:00. Marshi në Prishtinë pritet të mbledhë qytetarë, familjarë, veteranë dhe përkrahës të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Organizatorët e kanë paraqitur këtë ngjarje si një shprehje solidariteti dhe mbështetjeje për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin, të cilët prej vitesh ndodhen në paraburgim dhe në proces gjyqësor në Hagë.
Në qendër të mesazhit të marshit është kërkesa për drejtësi dhe ruajtja e kujtesës për luftën e Kosovës.