Me 500 vota u zgjodh, por duhen gati 10 mijë për ta shkarkuar: Nis peticioni për largimin e Atiqit
Në Mitrovicën e Veirut ka nisur peticioni për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq. Atiq u bë i pari i kësaj komune, pas zgjedhjeve të mbajtura, ku pjesëmarrja ishte jashtëzakonisht e ulët.
Pakënaqësitë me menyrën se si u zgjodh Atiq kryetar, u shprehën në shumë forma. Madje disa muaj ka pasur edhe protesta e eskalim të situatës atje.
Por, tashmë ka nisur rruga legale, në bazë të udhëzimit administrative të lëshuar nga institucionet e vendit, për shkarkimin e tij.
Gazetari Xhezarir Dashi, sjell detaje të formës juridike si dhe pritjet në kontekstin politik, për këtë process.