Tërmkolli: LDK-ja nuk mbahet me tuxharë e qullana
Ish-deputetja dhe ish-ministrja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, e ka kritikuar lidershipin e LDK-së.
Ajo ka bërë me dije se partia e Ibrahim Rugoves nuk mbahet me me tuxharë e qullana.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar LDK burimore lufton për liri, shtet, komb e identitet.
“LDK, nuk mbahet me tuxharë e qullana! LDK nuk fshehet pas “institucionalizmit” kur institucionet e shteti çmontohen! LDK Rugoviane nuk është as qyqane as mjerane! LDK burimore lufton për Liri, për Shtet për Komb e Identitet! Kosovës i duhet LDK e interesit kombëtar! Tani e gjithnjë!”, ka shkruar ai.