“Mbreti (Kurti) është lakuriq; solli autonomi për serbët me Rezolutë 12/44”: Abdixhiku frikësohet se shteti "mund të federalizohet" - NACIONALE

“Mbreti (Kurti) është lakuriq; solli autonomi për serbët me Rezolutë 12/44”: Abdixhiku frikësohet se shteti "mund të federalizohet"

2 vjet më parë

nga Xhezair Dashi

"Asociacion më nuk ka, tash ka autonomi".

Kështu e përkufizoi krejt përmbajtjen e draft-Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një intervistë në Pressing të T7.

Rreth autenticitetit të draft-Statutit të publikuar nga Burim Ramadani, Abdixhiku hoqi të gjitha dilemat. Është po ai draft, e tha prerazi Abdixhiku; për të vazhduar shtjellimin e përmbajtjes së saj; që sipas tij përkethehet në asgjë më pak se autonomi territoriale brenda Kosovës për komunat të banuara me shumicë serbe.

Abdixhiku e tha me tonet më të ashpra dhe ironike se “Asociacioni është ‘aq i mirë’ sa që i referohet Rezolutës 12/44...është ‘aq i mirë’ sa që i merr kompetencat ekzekutive komunave...është ‘aq i mirë’ që tejkalon Gjykatën Kushtetuese në Gjykatë të Arbitrazhit”.

Qytatarët “duhet ta dinë të vërtetën”, tha Abdixhiku, dhe vërteta, siç e shprehu kreu i LDK-së, është hiç premtuese.

Nëse dikush ju thotë që unë do ta zhbëj Marrëveshjen e Ohrit, po ju gënjen...Kushdo që thotë Marrëveshjen e Ohrit e zhbëj, gabon. Kushdo që ju thotë që s’është autonomi, ju gënjen. kushdo që ju thotë që draft-Statuti që nuk i referohet Rezolutës 12/44 ...”.

Por, jo thjesht autonomi; frika e LDK-së, tha Abdixhiku, është “evoluimi” i saj në procesin 10 vjeçar të mbikëqyrjes nga Bashkimi Evropian, “ku ka gjasa legale, reale dhe politike” që të mund të përfundojë “në federalizim të shtetit të Kosovës”.

E po qe se ndodh ky federalizim “atëherë nuk ka duhet më as njohja nga Serbia”, u shpreh ai.

Ky vetëmenaxhim i referohet Rezolutës 12/44. Kjo i bjen shkurt-shqip që ky është kthy para Pakos së Ahtisaarit”.

Abdixhiku e jep për fakt të kryer se kjo çka ka pranuar Kurti tashmë është obligim ndërkombëtar – e zbatoi apo s’e zbatoi ai. “Frika jonë më e madhe është përfundimi (i Asociacionit) në federalizim dhe federalizimi ështlë pak a shumë në draftin e Ekipit Menaxhues, hiqja referendumin”.

Sepse, vazhdon ai të shtjellojë logjikën përmbajtëse të Draft-Statuti, “pas 10 viteve mbikëqyrje do të ketë një kërkesë kështu: ‘ky trup nuk mund të akomodohet brenda Kushtetutës së Kosovës’ dhe mëpas na vinë me thirrje ‘’kushtetuta juaj nuk është as Bibël as Kuran’”.

Mbreti është lakuriq”, tha Abdixhiku për Kurtin, “por s’po flet askush”.

Çka ka drafti? Në termin më të thjesht është autonomi në evoluim. Do të thotë se mund të bëhet Federalizim. Pra, është një trupë paralele me rendin kushtetues të Kosovës. E referuar normativa më të çuditshme, prej Rezolutës 12/44 e deri te Kushtetuta e Kosovës; e cila parasheh një trupë që merr kompetenca ekzekutive; të gjitha kompetencat ekzekutive. Thotë që nuk do të merr kompetenca shtesë përveç këtyre që janë”.

Në këto kompetenca të reja që kjo autonomi i merr, shtron kontrollin e plotë: të mbikëqyrjes, të rregullimit, financimit, organizimti dhe menaxhimit; me njerëz, me staf, me udhëheqësi e kështu me rradhë. Unë kam pas një paraqitje në seancë tek e cila i kam ngritur tri çështje: referencën e Preambulës si vlerë”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku e quan “sistem paralel” autonominë që parashihet të themelohet në bazë të këtij drafti e ku më për më tepër tejkalohet sistemi kushtetues i vendit përmes arbitrazhit ndërkombëtar.

Arbitrazhi është bukur i rëndë: sepse nuk mund të trajtosh kontest midis dy palëve brenda një shteti në arbitrazh. Komuna e Prishtinës dhe Qeveria e Kosovës kur kanë përplasje nuk shkon në arbitrazh por në gjykatë kushtetuese...Raporti i Qeverisë qendrore me Asociacionin nuk është në gjykatë kushtetuese, është në arbitrazh. Një anëtar asociacioni, qeveria, treti në fund mbikëqyrëse”.

Asociacioni ka të drejtë të dërgojë Qeverinë në Gjykatë Kushtetuese”, thotë Abdixhiku, por jo edhe anasjelltas.

Ka vetëm një të drejtë, ta dërgojë draft-Statutin. Pasi që ta dërgon dhe të vlerësohet, ky trup bëhet tërësisht i pavarur, në financa menaxhim...Funksionon i pavarur prej krejt rendit kushtetues të Kosovës”, tha mes tjerash Lumir Abdixhiku.

Lajme të ngjashme