Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës - ngjarjet tjera të javës - NACIONALE

Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës - ngjarjet tjera të javës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë edhe zyrtarisht Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të mos-shtensionimit të situatës në veri të vendit. Kjo çështje ishte ngjarja kryesore e javes që po e lëmë pas. Përveç saj, vendimi i Qeverisë për shpalljen e organizatave terroriste “Mbrojtja Civile” dhe Brigad e Veriut” dhe takimi i presidentes Osmani me kryeministrin, Edi Rama, janë ndër temat tjera.

Sanksionet e BE-së

Pasi Qeveria e Kosovës nuk mori ndonjë vendim për shtensionim të situatës në veri të vendit ashtu siç kërkuan shtetet e BE-së, tashmë Komsioni Evropian, ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Këto masa përfshijnë suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale.

Gjithashtu masa tjetër është Masat ndalja e programit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 si dhe pezullimi i propozimeve të paraqitura nga Kosova në kuadër të kornizës së investimeve të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, Kosova ka mbetur jashtë Programit të Evropës Digjitale, ku të gjitha shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor do të ndihmohen nga BE-ja për këtë çështje.

Këto masa Qeverisë së Kosovës i janë treguar më 28 qershor.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se masat e BE-së janë për keqardhje.

“Me raste kemi qenë kritikë ndaj Bashkimit Evropian, por asnjëherë as cinik e as të hidhëruar.” – ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkaq, vartësit e tjerë të pushtetit kanë akuzuar rëndë BE-në për këto masa.

Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit të mbajtur javën e kaluara ka shpallur “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”, organizata terroriste.

Në vendimin e qeverisë thuhet se këto dy organizata përbëjnë rrezik dhe kërcënim për sigurinë.

“Bazuar në informatat, analizat, vlerësimet dhe rekomandimet e institucioneve të sigurisë, grupet dhe/apo entitetet e përcaktuara në pikën 1. të këtij Vendimi përbëjnë rrezik dhe kërcënim për sigurinë, rendin kushtetues si dhe paraqesin kërcënim terrorist apo kërcënim për kryerjen e veprave terroriste në territorin e Republikës së Kosovës.” – thuhet në pikën dy të këtij vendimi.

Ky vendim, gjatë mbledhjes së qeverisë nxiti përplasje mes zëvevendëskryeministrit, Besnik Bislimi dhe minsitrin e MPB-së, Xhelal Sveçlës më minsitrin për Kthim, Nenad Rashiq, ku ky i fundit votoi kundër vendimit.

Ky vendim fillimisht nga Qeveria Kurti u prezantua që është bërë në koordinimi me ndërkombëtarët, mirëpo ndërkombëtarët demantuan qeverinë duke thënë se nuk janë koordinuar me ta për vendimin.

Takimi Osmani-Rama

Duhet të theksojmë se javën që po e lëmë pas, Nacionale, raportoi eksluzivisht për një takim të presidentes Vjosa Osmani me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Osmani është parë duke darkuar në Ulqin të Malit të Zi me Ramën.

Raportet e Osmanit me Ramën që nga fillimi nuk kanë qenë të mira.

Kujtojmë se Rama ka qenë vazhdimisht kritik ndaj veprimeve të Qeverisë Kurti për situatën në veri.

Në anën tjetër edhe presidentja e vendit ndërkohë ka kundërshtuar tërthorazi kryeminsitrin Kurti.

Lajme të ngjashme