ShBA i kërkon Kosovës të përmbahet: Shpallja e dy organizatave në veri si terroriste, vendim i pakoordinuar - NACIONALE

ShBA i kërkon Kosovës të përmbahet: Shpallja e dy organizatave në veri si terroriste, vendim i pakoordinuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës në një mbledhje të kabinetit qeveritar gjatë ditës së entje, i shpalli dy formacione ilegale serbe “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” si organizata terroriste. Në mbledhje, u dha edhe arsyetimi për këtë vendim që u miratua dje. Për këtë temë ka folur edhe Departamenti amerikan i Shtetit (DASh). Çka tha ShBA-ja?

Në një përgjigje për mediuminRadio Evropa e Lirë, DASh-i sqaroi se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të shpallur këto organizata si terroriste nuk ka qenë i koordininuar me ShBA-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Sipas DASh, ky vendim do të duhej të koordinohej me partnerët më të ngushtë të Kosovës.

Në përgjigjen e tyre, DASh i ka kërkuar Kosovës të përmbahet nga hapat e njëanshëm.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të shpallur këto grupe si organizata terroriste nuk ka qenë i koordinuar me SHBA-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Ky vendim do të duhej të koordinohej me partnerët më të ngushtë ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë ata të cilët kanë përgjegjësinë primare për të siguruar stabilitetin e Kosovës. Ne sërish i bëjmë thirrje Kosovës që të përmbahet nga hapat e njëanshëm përderisa ne po punojmë me të gjitha palët për të zgjidhur krizën aktuale.” - tha një zëdhënës i DASH-it për Radion Evropa e Lirë.

Dje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se këto dy formacione ilegale, pra "Mbrojtja Civile" dhe "Brigada e Veriut", paraqesin kërcënim serioz për rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës.

“Duke pasur për qëllim mbrojtjen e të gjithë qytetarëve, duke përfshirë në sulmet e armatosura ndaj PK, EULEX-it, KFOR-it, sulme ndaj qytetarëve e kundërshtarevep olitikë, thirrje për rezistencë, pengimi i lëvizjes së lirë, detyrimi i qytetarëve për jesëmarrje në protesta dhe forma të tjera të rezistencës. Organizimi dhe pengimi i zbatimit të vendimeve të institucioneve, rekrutimi dhe trajnimi për armë luftarake me baza ushtarake në Serbi, me qëllim kryerjen e sulmeve ndaj institucioneve vendore e ndërkombëtare. Kanosja dhe frikësimi i qytetarëve, subjekteve politike e kandidatëve me qëllim pengimin, Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut shpallen organizata terroriste.” – deklaroi ai.

Por me këtë vendim nuk u pajtua ministri në Qeverinë Kurti për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

“Ne me këtë veprim nuk japim alternativë bashkimit të institucioneve normale të cilat ne i formojmë dhe udhëheqim, për fat të keq, shpesh herë tregojmë vetëm shkopin.” – tha ai, duke përdorur figurën mes "shkopit" dhe "karrotës".

Kush janë këto grupe?

Në fillimin e vitit 2012, përfaqësuesit e serbëve të veriut, e kishin konfirmuar edhe zyrtarisht ekzistencën e një grupi me emër “Mbrojtja Civile”. Veçse sipas tyre, ky grup merrej me çështje komunale. Ishte e konfirmuar që ky grup financohej nga Serbia.

Në kohën e bisedimeve Kosovë-Serbi, Beogradi e kishte konfirmuar se i mbanë në Kosovë mbi 300 pjesëtarë të MUP-it.

Ligji i Mbrojtjes së Serbisë, thotë se se “Mbrojtja Civile” është pjesë e “një sistemi të integruar të policisë, e organizuar për funksionimin e suksesshëm të organeve shtetërore, organeve të krahinës autonome dhe vetëqeverisjes lokale... dhe i përmbush nevojat e forcave të mbrojtjes gjatë emergjencave dhe në luftë”.

Ndërkohë, sa i përket Brigadës së Veriut, dyshohej se në krye të tij ishin struktura kriminale në veri, të kryesuara nga Millan Radojiçiqi.

Lajme të ngjashme