"S'kam folur me Albinin e Vjosën": Martin Berishaj i skandalit të madh financiar në raportim para deputetëve - NACIONALE

"S'kam folur me Albinin e Vjosën": Martin Berishaj i skandalit të madh financiar në raportim para deputetëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po raporton për herë të parë para deputetëve të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës. Ai ishte ambasadori i dyshuar për skandalin e madh financiar të 600 mijë eurove.

Ai thënë se nuk ka pasur komunikim më kryeministrin, Albin Kurti e as me presidenten, Vjosa Osmani.

Në pyetjet e deputeti të PDK-së, Abelard Tahiri, se nëse ka pasur takime e komunikime me kryeministrin Kurti, presidenten Osmani dhe ministren e Ekonomisë, Artan Rizvanolli, Berishaj u përgjigj duke thënë se nuk ka pasur komunikimet me ta.

Jo, nuk kom pasë sepse të gjitha komunikimet me kryeministriat, ministra etj. Janë në mënyrë protokulare të shkruar ashtu siç duhet por as me gojë nuk kemi folë për atë çështje. Ato mjete nuk kanë përfundu as të kryeministri Kurti, as kërkun, nuk janë investuar dhe nuk kanë shkuar”, është përgjigjur Berishaj.

Absolutisht jo, asnjë mjet nuk ka përfunduar as në Slloveni e as në Kosovë, por të kisha pasur mundësi do t’ju ndihmoja veteranëve të luftës e të varfërve.” - ka thënë ai.

Jo as nuk e njof. Jo nuk kam pasë.”, u përgjigj Berisha kur u pyet nëse ka pasur ndonjë takim me drejtori i KEK-ut Nagip Krasniqi.

Ka qenë një prononcim i një portali, i cili ishte një ditë para zgjedhjeve në Slloveni... Qysh nga mosha 16 vjeçare kam qenë atje, dhe njihem me gjithë politikanët atje. Lajmin të cilën ma kanë montuar mua nuk e kam shikuar.“ E pyesnin nëse e njiheni zotëri Martin Berishajn, jeni fotografuar dhe nuk jam marrë me shumë me atë lajm. Unë ashtu siç kam thënë e kam paditur në Lublanë atë portal, i cili ka shpif për mua sepse e drejta e lirisë së fjalës nuk nënkupton me fol gjithçka për një person”, tha ai fillimisht.

“Asnjë televizion nuk janë marrë me atë problem fare. Për mediat e Kosovës nuk kam pushkë, janë të lirë me shkru gjithçka”.

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj ka pyetur Berishajn se a është pronar në dy kompani që janë përmendur në aferën e tij.

"Për “MB Consulting”, është një firmë që e kom formu unë në vitin 2017 ajo nuk funksionin nga viti 2020 i kam kry të gjitha obligimet, nuk rezulton si ndërmarrje e cila qarkullon, nuk është mbyllur fizikisht sepse procedura në Mal të Zi është e tillë."

Ndërsa për tjetrën nuk jam”, ka thënë ai.

Ai është pyetur nga deputeti Selmanaj edhe për lidhjet me GEN-in në Beograd, ku Berishaj se nuk ka pranuar para prej tyre

Duhet të jem i qartë, GEN-i nuk ka asnjë lidhje, kur i kam dëgju kur i kam lexu, emrin e një firme që i përgjent firmës tjetër, ajo është një firmë që ka pika në disa vende të botës, 13 bosa ndërkombëtarë të shitblerjës. Kom qenë aty si këshilltar, kam dhënë këshilla politike, GEN-i është e regjistruar në ZRRE në vitin 2009. Nga viti 2019 dhe 2022 me ta nuk ka punu” ka thënë ai.

Lajme të ngjashme