"Marrëveshje historike": Partia Republikane në Kosovë dhe ajo në Serbi nënshkruajnë diçka - NACIONALE

"Marrëveshje historike": Partia Republikane në Kosovë dhe ajo në Serbi nënshkruajnë diçka

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy parti politike me ‘ideologji’ të njëjtë, ajo Republikane në Kosovë dhe ajo Republikane në Serbi kanë nënshkruar një marrëveshje të titulluar “Njohje reciproke si dy shtete të pavarura dhe sovrane, hyrje e përbashkët në BE dhe NATO”.

Të dyja partitë nuk kanë përfaqësim në skenën e lartë politike në dy shtetet që vazhdojnë të negociojnë në Bruksel. Por, kjo s’i ka penguar që të bëjnë “marrëveshje historike” mes tyre.

“Është një ngjarje historike për dy vendet tona, ku dy partitë republikane ofrojnë një zgjidhje reale për të ardhmen. Në kohën kur makina e propagandës serbe është më aktivse se kurrë kundër Kosovës. Historia rrezikon të na shtrembërohet,” - tha Faton Kurti, kreu i republikanëve kosovarë.

Në anën tjetër, kreu i republikanëve serbë Nikolla Sanduloviq u shpreh se marrëveshja ishte një hap drejt së ardhmes.

“Po e përsëris qëndrimin tim, që s’ka ndryshuar qe 20 vjet, sepse kam dhënë premtim që krejt kriminelët që kanë kryer krime, do të përgjigjen para drejtësisë,” – u shpreh ai.

Lajme të ngjashme