Lushtaku s`tregon nëse do të ketë ndonjë aksion simbolik në Kuvend: Është mirë të përcillet live dhe e shihni
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, nuk ka treguar nëse ish-opozita sot do të organizojë ndonjë aksion simbolik në përpjekjen e radhës për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Para hyrjes në ndërtesën e Kuvendit, ai nuk ka dhënë detaje.
Kur është pyetur për një gjë të tillë, ai ka thënë se është mirë të përcillte Kuvendit.
“Besoj se është mirë me e përcjell live dhe do të shini”, ka thënë Lushtaku.
Herën e fundit, deputetët e partitive që mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë kanë goditur tavolinat me duar derisa kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e drejtonte seancën.