“Lista e zezë, Kurti, rugovist”: Si “shpërtheu” edhe sonte Haki Abazi ndaj Kurtit e VV-së? - NACIONALE

“Lista e zezë, Kurti, rugovist”: Si “shpërtheu” edhe sonte Haki Abazi ndaj Kurtit e VV-së?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Haki Abazi, deptutet i rebuluar i VV-së, ka dhënë një intervistë të gjatë në emisionin “Pressing” të T7. Gjatë emisionit, që zgjati mbi një orë, z. Abazi ka folur për shumë çështje, megjithatë diskursi i tij ishte pothuajse krejt kritik ndaj Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga ana e Albin Kurtit, njeriut që e kishte pritur Abazin në ditën e anëtarësimit të tij në VV.

Por tash kur i ka prishur marrëdhëniet me Kurtin, z. Abazi kishte shumë kritika për liderin e VV-së. Gjatë intervistës, z. Abazi ka bërë një akuzë në drejtim të Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, duke thënë se për Kurtin janë të papranueshëm kushdo që ka element rugovist.

“Për zotin Kurti kushdo që ka element rugovist, është i papranueshëm, pikë. Unë kam qenë i përdorshëm, unë kam sjellë një numër të së djathtës përbrenda Lëvizjes Vetëvendosje për shkak të situatës në të cilën Kosova gjendjet” – vlerësoi z. Abazi.

Në emision, z. Abazi tregoi edhe disa prapaskena, duke rrëfyer se si ishte larguar më poshtë me numër në listën për zgjedhjet e 14 shkurtit të 2021.

“Unë mora votat e të djathtëve dhe i futa në VV. Kishte atëherë shumë zhvillime dhe tradhtia e LDK-së ndaj VV-së e pastaj me ato që po ndodhnin në PDK,”- ka thënë ai.

Tutje, z. Abazi “vajtoi” edhe për padrejtësitë që, sipas tij, i janë bërë atij.

“Kam qenë në darkë me Kurtin, më nxorën nga numri 8 në numrin 19. Nuk kishte as reagimin më të vogël nga unë.”- ka thënë ai, teksa shtoi se kjo rënie që i ishte bërë në listën zgjedhore ishte arsye pse nuk kishte arritur të grumbullojë votat e njejta si në zgjedhjet e 2019-ës.

Deputeti i rebeluar i VV-së, që ishte zëvendëskryeministër i Kosovës në Qeverinë Kurti I, deklaroi se Kurti ka qenë në lista të zeza, teksa ka treguar se ka protestuar në ShBA pasi nuk iu dha viza Kurtit.

“Mos harro që në kohën kur zoti Kurti ka qenë në lista të zeza, unë kam qenë ndër të vetmit që në ShBA e BE, nga pozita ku kam qenë, që e kam mbrojtur edhe veprimin, edhe aktivitetin politik të LVV-së.” – deklaroi ai.

“Mundeni me pa, ballafaqimi në State Department ku ka qenë Lajcaku në panel, në të cilin rast zotit Kurtit nuk i është dhënë viza, para të gjithë pjesëmarrësve kam bërë notë proteste për mos-dhënien e vizës ndaj zotit Kurti”, tha ai në Pressing të T7.

Natyrisht, z. Abazi nuk la pa e përmendur edhe Dejona Mihalin, koordinatore e komiteteve në VV, të cilën ai e ka cilësuar si “masha e Kurtit”.

“Kanë filluar mandej. Për Besnik Bislimin natyrisht dhe Dejoha Mihalin po flas. Sigurisht. Salih Zyba i ka pasur dy vërejtje në Grup Parlamentar dhe të del publikisht. I ka thënë ‘kujdes se tash nuk mundemi na me udhëheq me LVV-në në qeveri si ashtu qysh kemi thënë në opozitë, ka forma, kanë ndryshuar gjërat.” – rrëfeu z. Abazi.

Ndryshe, kujtojmë që z. Abazi ka kohë që është kritikues i Qeverisë Kurti. Javë më parë, Abazi është shkarkuar nga funksioni i kryetarit të komisionit për politikë të jashtmë të Kuvendit, me iniciativën e VV-së.

Lajme të ngjashme