Abazi: E kam mbrojtur Kurtin në ShBA e BE, kur ishte në lista të zeza
Haki Abazi, deputet i rebeluar i VV-së, ka bërë një deklaratë interesante, ku ka përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti.
Në emisionin Pressing, z. Abazi ka thënë se Kurti ka qenë në lista të zeza, teksa ka treguar se ka protestuar në ShBA pasi nuk iu dha viza Kurtit.
“Mos harro që në kohën kur zoti Kurti ka qenë në lista të zeza, unë kam qenë ndër të vetmit që në ShBA e BE, nga pozita ku kam qenë, që e kam mbrojtur edhe veprimin, edhe aktivitetin politik të LVV-së.” – deklaroi ai.
“Mundeni me pa, ballafaqimi në State Department ku ka qenë Lajcaku në panel, në të cilin rast zotit Kurtit nuk i është dhënë viza, para të gjithë pjesëmarrësve kam bërë notë proteste për mos-dhënien e vizës ndaj zotit Kurti”, tha ai në Pressing të T7.