Limaj pas 20 vitesh në Hagë: Njëri nga gardianët më njohu dhe më përqafoi, s’më kishte harruar
Ish-komandanti i UÇK-së dhe kryetari i tanishëm i Nismës, Fatmir Limaj ka vizituar ish-krerët e UÇK-së të cilët ndodhën në Hagë.
Limaj ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Hagë, ka takuar njëri nga gardianët, i cili e kishte njohur ani pse kanë kaluar 20 vjet kur Limaj ishte liruar nga ky burg.
“Njëri nga gardianët me njohu me thirri Limaj edhe u përqafova më të pas 20 vjetëve ende punonte aty, edhe i thash nuk me paske harruar, ma kthehu tha nuk paske ndryshuar”, ka treguar Limaj.
Vizitën në Hagë, kryetari i Nismës e ka përshkruar si të paimagjinueshme që mund të vinte dita që ai të vizitonte bashkëluftëtarët e tij po në të njëjtin burg.
“S'kam besuar që do të vije një situatë e tillë. Që do të kthemë pas 20 viteve si vizitor për ti vizatuar bashkëluftëtarët e mijë, ata që kanë qenë emblema e çlirimit të Kosovës edhe shtetetndërtimit”, ka rrëfyer Limaj.
“Kur kam hyrë në Holanda me janë kujtuar të gjitha sakrificat, e familjes time që një pjesë e tyre sot nuk jetojnë më, e unë e kisha për herën e parë që bëjë vizatë në Hagë. Familjaret e mijë me kanë ardhur me kanë vizatuar për 3 vitet me radhë , edhe unë i ndejave ata dhimbje vuajtje sakrifica të cilat ata i kanë kaluara gjata gjithë asaj sfide që unë kam pasur sa kam qenë i burgosur në burgun e Hagës”, ka thënë ai në RTV Dukagjin.
Tutje ai ka thënë se gjatë vizitës i dilte parasysh takimi i tij me familjarët që i kishte zhvilluar në atë ndërtesë gjatë kohës sa ishte i burgosur.
“Me diltë parasysh takimi me familjarët e mijë, sepse nga pozicioni të burgosurit unë e dijë mirë, edhe për ata hezitojë se dija sesa e vështirë është kontakti i parë me miq, kur je i burgosur edhe kjo ka qenë arsyeja pse kam hezituar që të mos i vizatoj për një kohë të gjatë”, ka thekuar ai.
