Liburn Aliu takohet sot me Ali Ahmetin në Shkup, a do të bisedojnë për rrugën Prizren-Tetovë? - NACIONALE

Liburn Aliu takohet sot me Ali Ahmetin në Shkup, a do të bisedojnë për rrugën Prizren-Tetovë?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu siç mëson Nacionale, sot gjatë ditës do të vizitojë Maqedoninë Veriore. Vizita e Aliut vjen në kohën kur kryeministri Kurti përmendi ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë me vlerë rreth 200 milionë euro. Pse po shkona Aliu te Ahmeti?

Sipas informatave të gazetës Nacionale, ministri Aliu pritet të takohet në Shkup me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

Ky takim vjen pak ditë pas vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në këtë shtete.

Nuk dihet por ndoshta Aliu pritet të diskutojë më Ahmetin për rrugën Prizren-Tetovë pasi Kurti u deklarua për këtë rrugë edhe gjatë vizitës në Tetovë edhe në Prizren.

Në anën tjetër, kryemininistri Kurti në vizitën e tij nuk u takua me kryetarin Ahmeti. Zyrtarë të lartë të BDI-së, deklaruan për media se Kurti nuk ka kërkuar takim me Ali Ahmetin.

Ndërkohë, Kurti të premtën në Shkup u prit nnga kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu nga Lëvizja Demokratike dhe në Tetovë nga Bilall Kasami, kryetar i kësaj komune dhe i Lëvizjes Besa.

Kurti në vizitën e tij në Tetovë, ka folur edhe për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë e cila pritet të ketë një kosto prej 200 milionë eurove.

Kurti në fjalimin e tij në Tetovë ka kërkuar që të mos ketë vonesa për ndërtimin e kësaj rruge.

Ai tha se për këtë rrugë ka marrëveshjes mes dy qeverive dhe se kostoja nuk është “aq e lartë” sa janë përfitmet nga kjo rrugë.

Andaj, vonesat për këtë aks infrastrukturor janë të paarsyeshme dhe janë të dëmshme dhe unë kërkojë ndihmën e të gjithë juve dhe të secilit prej jush që jeni këtu, e që po na ndjekin tash ose më vonë, që bashkërisht të mobilizohemi e të aktivizohemi që asnjë ditë të mos humbet pa punuar për këtë aksin rrugor i cili i lidhë Prizrenin me Tetovën, që te zoti në qiell kanë qenë një qytet e kur kanë rënë në tokë janë nda nga malet e Sharrit e janë bërë Tetova këtu e Prizreni në anën tjetër. Le t’i bëjmë Prizrenin e Tetovën një me aksin rrugor që na lidh me këtë tunel. Jemi marrë vesh kryeministrat, qeveritë, komisionet, vonesat janë të papranueshme.” – ka thënë Kurti.

Menjëherë pas vizitën në Tetovë, Kurti shkoi në Prizren, ku edhe nga atje u deklarua për ndërtimin e rrugës.

"Të premten në Tetovë. Sot në Prizren. Rruga Prizren-Tetovë është kryetema." - shkroi Kurti ndër të tjera.

Më tej, vizita e Kurtit në Maqedoninë Veriore ka nxitur reagime të udhëheqësve maqedono-verior, të cilët akuzuan organizatorët e tubimeve në të cilat mbajti fjalim edhe kryeministri Kurti.

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut ka informuar se ka hapur një rast kundër Bilall Kasamit, kryetar i Tetovës, dhe Visar Ganiu, kryetar i Çairit

Gjatë vizitës zyrtare të delegacionit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, të udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në pritjen e organizuar më 11.08.2023, në rrugën 'Ferid Murati' në Shkup dhe në sheshin e qytetit në Tetovë, nuk është vepruar në përputhje me Ligjin për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë manifestimeve të organizuara me atë rast nuk është kënduar himni shtetëror dhe nuk është vendosur flamuri shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka është bërë shkelje nga neni 30 i të njëjtit ligj”, - thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shkup.

Nuk dihet nëse kjo rrugë do të ndërtohet, por ajo që dihet është së në Kosovë, Kurti është kritikuar për idën e ndërtimit të kësaj rruge si dhe për çmimin e saj të lartë për ndërtim.

Lajme të ngjashme