Qeveria e Maqedonisë së Veriut reagon për paraqitjen e flamurit “Autoctonus” në manifestimin në Tetovë ku u prit Kurti - NACIONALE

Qeveria e Maqedonisë së Veriut reagon për paraqitjen e flamurit “Autoctonus” në manifestimin në Tetovë ku u prit Kurti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyra e kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski ka dënuar shfaqjen e flamurit “Autoctonus”, që u pa në koncertin e organizuar nga Komuna e Tetovës për nder të vizitës së kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se një gjë e tillë është në kundërshtim me ligjet e këtij vendi.

Kryeministri Kurti ka qenë në një vizitë në Maqedoninë e Veriut, përkatësisht në dy komunat e banuar me shumicë shqiptare Çair dhe Tetovë.

Zyra e Kryeministrit vlerëson se vendosja e flamujve që nuk janë flamuj kombëtarë është në kundërshtim me protokollet dhe ligjet për organizimin e manifestimeve në prani të shtetarëve të vendeve të huaja. Njëkohësisht, lloji i ikonografisë që vërehet në manifestim në prani të një përfaqësuesi të lartë të një shteti të huaj është i papërshtatshëm dhe i palejueshëm në një shtet anëtar të OKB-së dhe në një vend anëtar të NATO-s, dhe lidhur me këtë ju informojmë se SVR Tetovë po merr masa për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.” – thuhet në reagimin e Zyrës së Kovaçevskit, përcjell Albanian Post.

Ndër të tjera u bë e ditur se zyra e kryeministrit maqedonas ka kontaktuar edhe ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut lidhur me shfaqjen e flamurit “Autoctonus”.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka dënuar edhe faktin që brenda territorin e tyre është organizuar një manifestim në të cilin nuk është kënduar himni i Maqedonisë dhe nuk është vendosur flamuri kombëtar i Maqedonisë.

Theksojmë se të gjitha vendet e rajonit që duan që ai të jetë i begatë, i zhvilluar ekonomikisht dhe i integruar në Bashkimin Evropian dhe që duan të ndërtojnë marrëdhënie miqësore me fqinjët e tyre, duhet me të gjitha veprimet e tyre të thellojnë miqësitë midis vendeve dhe mes qytetarëve dhe insistojnë të respektojnë, para së gjithash, festimet shtetërore si dhe specifikat multikulturore të secilit prej vendeve të rajonit.”

Republika e Maqedonisë së Veriut si shoqëri funksionale multikulturore dhe multietnike është shembull i një vendi që respekton diversitetin dhe ndërton intensivisht marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët e saj, të bazuara në respekt dhe bashkëpunim, i cili duhet të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të vendit dhe të rajonit në mënyrë intensive.

Kundërshtim shprehën edhe për emërimin e rrugës në Komunën e Çairit në emrin e veprimtarit të shquar shqiptar, Adem Demaçi, e cila para kësaj quhej “Brigada e dytë sulmuese maqedonase”.

Theksojmë se vetëqeverisja lokale është dashur që në periudhën e kaluar të bëjë punën e saj më me përkushtim dhe tash të ndërtojë një rrugë të re e cila do të emërtohet sipas procedurave ligjore.” - thuhet në reagimin e zyrës së kryeministrit Kovaçevski.

Lajme të ngjashme