Kurti viziton Tetovën gjatë kësaj jave: Pritet ta promovojë idenë e rrugës Prizren-Tetovë - NACIONALE

Kurti viziton Tetovën gjatë kësaj jave: Pritet ta promovojë idenë e rrugës Prizren-Tetovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fundin e kësaj jave pritet ta vizitojë Tetovën.

Kjo për ta promovuar idenë për rrugën Tetovë-Prizren.

Prizreni, shumë shpejt pritet të lidhet me komunën e Tetovës përmes një rruge e cila pritet t`i shërbejë turizmit malor mes dy vendeve.Me ndërtimin e këtij aksi, rruga Tetovë-Prizren, nga rreth 3 orë sa është aktualisht, do të mund të kalohet vetëm për 30 minuta.

“Pas emërtimit të një rruge me emrin e veprimtarit Adem Demaçi në Komunën e Çairit, kryeministri Kurti do të niset për në Komunën e Tetovës ku do të pritet nga kryetari i Komunës, Bilall Kasami. Menjëherë pas takimit do të vazhdojnë për në rrugën që lidh fshatin Sellcë me Vejcë, për të promovuar një ide që do të lidhë turizmin malor mes Tetovës dhe Prizrenit”, tha Albi Qamili, zëdhënës i Komunës së Tetovës.

Hapja e rrugës që do ta lidhte Tetovën me Prizrenin po mirëpritet nga banorët duke u konsideruar si projekt me rëndësi të veçantë.Prizreni, shumë shpejt pritet të lidhet me komunën e Tetovës përmes një rruge e cila pritet t`i shërbejë turizmit malor mes dy vendeve.

Me ndërtimin e këtij aksi, rruga Tetovë-Prizren, nga rreth 3 orë sa është aktualisht, do të mund të kalohet vetëm për 30 minuta. Për këtë do të qëndrojë edhe në një vizitë në Tetovë të premten, kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Përveç Tetovës, Kurti pritet ta vizitojë edhe Çairin e Shkupit.

Lajme të ngjashme