Lëvizja Vetëvendosje s’ofron as propagandë cilësore, sharron në gabime drejtshkrimore - NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje s’ofron as propagandë cilësore, sharron në gabime drejtshkrimore

3 vjet më parë

nga Nasuf Abdyli

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video propagandistike kundër pushteteve të kaluara. Sidoqoftë, pushteti i tanishëm bëri gabime të rënda drejtshkrimore gjatë përpjekjes për t’i goditur rivalët politikë.

Në përshkrimin e videos në rrjetin “Facebook”, është shkruar gabimisht “20 vite”. Duhet të shkruhet “20 vjet”.

Në një fjali tjetër, nuk është vendosur presja para lidhëzës kundërshtore “por”.

Më poshtë, është përdorur shkronja e madhe për të shkruar një parafjalë (rreth) pas dy pikave. Në këtë rast nuk duhet të përdoret shkronja e madhe.

Në video, mbiemri “20-vjeçare” është shkruar ndaras, pa vizë.

Nuk është përdorur presja në fjalinë e përbërë shkakore, para lidhëzës “sepse”.

Është përdorur në funksion të ndajfoljes mbiemri “i suksesshëm”. Në fjalorin e gjuhës shqipe nuk ekziston ndajfolja “suksesshëm”.

Është shkruar gabimisht folja në kohën e kryer të thjeshtë, “u përball”, duke u shkruar “u përballë”.

Është përdorur gabimisht folja “ndjej” në vend të foljes “ndiej” në togfjalëshin “filluan ta ndjejnë dorën e tij”. Duhet të shkruhet “filluan ta ndienin”.

Gabim pas gabimi

Përpos vetë Lëvizjes Vetëvendosje si subjekt, gabime drejtshkrimore kanë bërë në të kaluarën edhe anëtarët më të lartë të saj. Gabime kanë bërë vetë kryetari i saj, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e disa të tjerë.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bëri më shumë se 50 gabime drejtshkrimore në fjalimin e publikuar në formë të shkruar në “Facebook”.

Ministrja e Arsimit ka bërë vazhdimisht gabime drejtshkrimore në shkrimet e saj në rrjete sociale./Nacionale

Lajme të ngjashme