Letra “pro Kosovës” drejtuar BE-së dhe ShBA-së merr vëmendje të madhe në mediat më prestigjioze ndërkombëtare - NACIONALE

Letra “pro Kosovës” drejtuar BE-së dhe ShBA-së merr vëmendje të madhe në mediat më prestigjioze ndërkombëtare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një lëvizje diplomatike të papritur, një letër e dërguar tek Departamenti i Shtetit dhe tek Zyrat e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, nga disa kryetarë të komisioneve për marrëdhëniet me jashtë, ka ngjallur një valë interesimi në arenën ndërkombëtare. Përmbajtja e kësaj letre tashmë ka marrë vëmendjen mediave ndërkombëtare, ku për të kanë raportuar gjerësisht gazetat prestigjioze ndërkombëtare si "The Telegraph", "The Guardian", si dhe së fundmi edhe "Associated Press".

Në letrën e nënshkruar nga senatori amerikan Bob Menendez, kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, dhe homologët e tij në Gjermani, Britani të Madhe, Ukrainë dhe vende të tjera, theksuan se negociatorët e ShBA-së dhe Bashkimit Evropian s’po i bënin presion të mjaftueshëm presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Aty u trajtua gjerësisht se si Vuçiq “po e përshkallëzon situatën me Kosovën”.

Sulmet e protestuesve serbë ndaj paqeruajtësve të NATO-s (KFOR) në Kosovë dhe bojkoti i zgjedhjeve në katër komunat veriore, janë vënë në fokus të arikujve të mediave ndërkombëtare, si arsyet kryesore të diplomatëve - nënshkrues të letres - për të paralajmëruar Serbinë nëse vazhdon të pengojë proceset demokratike në Kosovë.



Në këtë kontekst, deputeti i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, një nga nënshkruesit e letrës, ka thënë për AP se “është jashtëzakonisht e nënvlerësuar se sa serioze është situata në të cilën BE dhe aleatët janë përballur me zbutjen e vazhdueshme të autokratëve në rajon si Vuçiç dhe (udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad) Dodik”.

Associated Press në titull përmbledh theksin kryesor të letrës rreth ankesës së diplomatëve se "Perëndimi është shumë i butë ndaj Serbisë kur bëhet fjalë për zbutjen e tensioneve në Kosovë".

AP shkroi edhe për interpretimin e letrës nga presidenti serb, Vuçiq, i cili deklaroi se edhe pse letra ishte “drejtuar kundër” tij personalisht, “ajo në fakt është e drejtuar kundër Serbisë”.

Në fund të artikullit të AP thuhet po ashtu se “është bërë pak përparim në përmirësimin e raporteve” mes Kosovë dhe Serbisë që kur kryeministri Kurti mori detyrën si kryeministër në vitin 2021.

Letrën e nënshkruar nga top-diplomatët perëndimorë, “The Guardian” e cilëson si “të fuqishme”, e cila, siç shkruan presigjiozja britaneze, “përforcon shqetësimet e Kosovës, të shprehura në prapaskenë, se BE-ja dhe SHBA-ja janë në anën e udhëheqjes serbe”.

“The Guardian” ka shkruar edhe për “akuzat” e qeverisë së Kosovës ndaj SHBA-së dhe BE-së se kanë “qetësuar Serbinë nga frika se Rusia do të përfshihet në Ballkanin Perëndimor”.

“The Telegraph”, nga ana tjetër, qysh në titull e shtron përmbajtjen e saj si “Perëndimi duhet ta mbrojë Kosovën nga Serbia dhe Rusia, paralajmërojnë politikanë të lartë” derisa në paragraf të parë e jep si “Perëndimi po dështon të ruajë Kosovën nga agresioni serb dhe rus për shkak të politikave të saj naive dhe dhe të anshme, kanë paralajmëruaj politikanë të lartë nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara”.

Lajme të ngjashme