"Mungesa e presionit ndaj Serbisë", çka thuhet në letrat e diplomatëve perëndimorë në adresë të Lajçakut e Escobarit? - NACIONALE

"Mungesa e presionit ndaj Serbisë", çka thuhet në letrat e diplomatëve perëndimorë në adresë të Lajçakut e Escobarit?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas Michael Roth i Bundestagut gjerman dhe Bob Menendez që mbikëqyr politikën e jashtme amerikane në Senat – dy figura politike të shquara perëndimore – edhe deputetja britanike, Alicia Kearns, dhe eurodeputeti ukrainas, Oleksandr Merezhko, kanë nisur një letër të hapur publike për raportin Kosovë-Serbi. Ato kanë destinacion emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kjo e dyta edhe emisarin e Britanisë së Madhe, Stuart Peach. Letrat kanë për qëllim të shprehin shqetësimet dhe sugjerimet e nënshkruesve për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Por çfarë thuhet konkretisht në këto letra?

Tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë rritur ndjeshëm pas shpërthimit të protestave të dhunshme nga komuniteti serb në komunat veriore të Kosovës. Këto protesta kishin si qëllim të pengonin hyrjen e kryetarëve të zgjedhur në ndërtesat komunale. Situata krijoi një alarm ndërkombëtar, në vazhdën e frikës për një tjetër konfliktit në Evropë, në kontekstin e tensioneve ekzistuese të pushtimit rus të Ukrainës.

Që nga pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës, diplomacia perëndimore ka intensifikuar presionin mbi Kosovën dhe Serbinë, duke i ndërmjetësuar palët drejt një rrugë të përshpejtuar drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Ndonëse presioni ndërkombëtar qe i madh, liderët e Kosovës dhe Serbisë në situata te caktuara vepruan mbi atë që më vonë ndërkombëtarët do t’i emërtonin si “veprime të pakoordinuara” duke bërë kështu disa hapa prapa pas Marrëveshjes së Ohrit.

Letra e 'distancimit' nga Serbia

Ukraina është bërë pjesë e thirrjes drejtuar përfaqësuesve të BE-së dhe SHBA-së, duke kërkuar ekuilibër dhe proporcionalitet në marrëdhëniet e komunitetit ndërkombëtar me Kosovën dhe Serbinë. Gazeta ukrainase “Kyiv Post” ka publikuar letrën e plotë me titullin “Deklarata e Përbashkët për Kosovën”

Në një letër të hapur, deputetja Alicia Kearns dhe Oleksandr Merezhko, shprehin shqetësime të thella në lidhje me politikën aktuale të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar ndaj marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Letra nënvizon ngjarjet dhe krizat e fundit që kanë nënvizuar të metat në qasjen kolektive dhe bën thirrje për rishqyrtim urgjent.

Fokusi i letrës mbetet në normalizimin e marrëdhënieve dhe vazhdimin e rrugës euroatlantike si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën. Megjithatë, nënshkruesit theksojnë nevojën urgjente që të gjitha palët të ripërtërijnë fokusin e tyre në de-përshkallëzimin dhe parandalimin.

“Ndërsa fokusi ynë duhet të mbetet në normalizimin e marrëdhënieve dhe rrugën e vazhdueshme euro-atlantike si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, trazirat e fundit kërkojnë që të gjitha palët të ripërqendrohen në de-përshkallëzimin dhe parandalimin”, - thuhet aty.

Bojkoti i fundit i zgjedhjeve komunale nga serbët e Kosovës më 23 prill, sulmi i mëpasshëm ndaj ushtarëve të KFOR-it më 29 maj dhe ndalimi arbitrar i policëve kosovarë nga autoritetet serbe më 14 qershor citohen si tregues të një përkeqësimi të shpejtë të situatës.

“Bojkoti i zgjedhjeve komunale nga serbët e Kosovës më 23 prill, sulmi i mëvonshëm ndaj ushtarëve të KFOR-it më 29 maj dhe ndalimi arbitrar i policëve kosovarë nga autoritetet serbe më 14 qershor, të gjitha tregojnë drejt një përkeqësimi të shpejtë të situatës, e cila jo vetëm që kërcënon dialogun Beograd-Prishtinë”, thuhet në letër.

Në letër theksohet se Kosova është shtet sovran dhe demokraci funksionale. Aty bëhet thirrje për një politikë kolektive që e pranon këtë fakt dhe dënon përpjekjet e Serbisë për të prishur zgjedhjet demokratike në Kosovë, që përbën ndërhyrje të huaj.

Nënshkruesit kërkojnë zbatimin e masave të prekshme për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse për çdo veprim që cenon zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Kosova është shtet sovran dhe demokraci funksionale. Ky fakt duhet të jetë baza e politikës sonë kolektive ndaj krizës aktuale. Përpjekjet për të prishur zgjedhjet demokratike në Kosovë nga Serbia duhet të kritikohen publikisht si ndërhyrje e huaj me masa të prekshme të zbatuara për t'i mbajtur ata përgjegjës nëse ato vazhdojnë të minojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, - thuhet aty.

Këta diplomatë besojnë se ushtrimi i diplomacisë parandaluese është vendimtar për zgjidhjen e krizës aktuale dhe lehtësimin e zgjedhjeve të ardhshme me pjesëmarrje të plotë nga të gjitha komunitetet e pranishme në komunat veriore.

“Kosova s’duhet ndëshkuar”

Dy figura politike të shquara të vendeve perëndimore, Michael Roth, anëtar i Bundestagut gjerman dhe Bob Menendez, i cili udhëheq politikën e jashtme amerikane në Senat, po ashtu kanë dërguar një letër të përbashkët emisarit amerikan, Gabriel Escobar, dhe emisarit të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në këtë letër ata kanë shprehur nevojën për të hequr dorë nga ato politika që e bëjnë Beogradin qendër të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor dhe sidomos në raport me Kosovën.

Kjo kërkesë vjen si rezultat i shqetësimit për efektet negative që këto politika kanë për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit dhe si një hap drejt fuqizimit të pozicionit të Kosovës si shtet i pavarur dhe i barabartë në arenën ndërkombëtare.

Qëllimi e kësaj letre, sipas gazetës gjermane, është që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “po eskalon situatën me Kosovën” dhe kjo shkakton shqetësim në mes të nënshkruesve të letrës. Në letër, figurat politike shprehin mendimin se përpjekjet e Serbisë për të ndikuar në zgjedhjet demokratike në Kosovë duhet të denoncohen publikisht si ndërhyrje nga jashtë dhe masa konkrete duhet të merren për të kërcënuar Serbinë me llogari nëse ajo vazhdon të pengojë proceset demokratike në Kosovë.

“Perëndimi po çalon nga kritika – një qasje që politikbërësit e jashtëm thonë se nuk kryen punë më”, e nis tekstin e artikullit “Tagesspiegel”.

“Përpjekjet e Serbisë për të acaruar zgjedhjet demokratike në Kosovë duhet të denoncohen publikisht si ndërhyrje nga jashtë, dhe veprime konkrete duhet të merren për ta mbajture Serbinë për të dhënë llogari nëse ajo vazhdon të minojë zgjedhjet e lira dhe fer”, thuhet në letër siç e citon gazeta gjermane. Inicaitori i letrës thuhet të jetë kryesuesi i komisionuit parlamentar të Bundestagurt, Michael Roth.

“Ne kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar që të mësojë nga e kaluara dhe të sigurohet që ne nuk do të ndjekim politika Beogrado-centrike në Ballkan”, vijon letra.

Qasja e derimëtanishme, sipas nënshkruese, “nuk po kryen punë”.

“Duhet të konsiderojmë një diplomaci parandaluese për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës në veri të Kosovës. Ata që i qëndrojndë prapa sundimit të ligjit dhe demokraciës nuk duhet të dënohen”, thuhet në letër.

“Kosova është sovrane”.

Politikanët perëndimor i shkruajn Blinken-it dhe Borrell-it se “baza e përbashkët e politikës sonë të jashtme...është fakti se Kosova është një vend sovran dhe demokracio funksionale”.

Lajme të ngjashme