“Jo beogrado-centrizëm, Kosova nuk duhet ndëshkuar”: Menendez dhe Roth i nisin letër Lajçak-ut dhe Escobar-it - NACIONALE

“Jo beogrado-centrizëm, Kosova nuk duhet ndëshkuar”: Menendez dhe Roth i nisin letër Lajçak-ut dhe Escobar-it

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy figura politike të shquara perëndimore që udhëheqin Komisione për Marrëdhënie me Jashtë, Michael Roth i Bundestagut gjerman dhe Bob Menendez që mbikëqyr politikën e jashtme amerikane në Senat, i janë drejtuar përmes një letre të përbashkët emisarit amerikan, Gabriel Escobar dhe emisarit të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku i kanë kërkuar “të heqin dorë” nga, siç thonë, ata “kënaqja” e Beogradit dhe politikave që Beogradin e bëjnë qendror në Ballkanin Perëndimor, e në veçanti në raport me Kosovën. Ata kanë drejtuar një seri kritikash e qortimesh ndaj dy top-diplomatëve perëndimorë, ku në veçanti i kërkojnë t’i kthehen “proporcionalitetit” dhe “balancimit” në raport me Kosovën dhe Serbinë.

Në këtë letër, që përveç firmës së Roth dhe Menendez, janë nënshkruar edhe kryesues të Dhomës së Përfaqësuesve të Britanisë së Madhe, parlamentit të Republikës së Çekisë, Ukrainës, Irlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë. Kështu ka raportuar gazeta gjermane “Tagesspiegel”. Esenca e kësaj letre, siç e përmbledhe gazeta gjermane, është se “Presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, ësahtë ditë e më shumë duke e eskaluar situatën me Kosovën”.

Perëndimi po çalon nga kritika – një qasje që politikbërësit e jashtëm thonë se nuk kryen punë më”, e nis tekstin e artikullit “Tagesspiegel”.

Përpjekjet e Serbisë për të acaruar zgjedhjet demokratike në Kosovë duhet të denoncohen publikisht si ndërhyrje nga jashtë, dhe veprime konkrete duhet të merren për ta mbajture Serbinë për të dhënë llogari nëse ajo vazhdon të minojë zgjedhjet e lira dhe fer”, thuhet në letër siç e citon gazeta gjermane. Inicaitori i letrës thuhet të jetë kryesuesi i komisionuit parlamentar të Bundestagurt, Michael Roth.

Ne kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar që të mësojë nga e kaluara dhe të sigurohet që ne nuk do të ndjekim politika Beogrado-centrike në Ballkan”, vijon letra.

Qasja e derimëtanishme, sipas nënshkruese, “nuk po kryen punë”.

Duhet të konsiderojmë një diplomaci parandaluese për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës në veri të Kosovës. Ata që i qëndrojndë prapa sundimit të ligjit dhe demokraciës nuk duhet të dënohen”, thuhet në letër.

Kosova është sovrane”.

Politikanët perëndimor i shkruajn Blinken-it dhe Borrell-it se “baza e përbashkët e politikës sonë të jashtme...është fakti se Kosova është një vend sovran dhe demokracio funksionale”.

Politikat aktuale të BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në lidhje me Serbinë dhe Kosovën nxjerrin në pah “pika të dobëta në qasjen tonë të përbashkët”. Është e nevojshme të "rimendohet" kjo qasje. Politikanët e huaj bëjnë thirrje për "kthim në ekuilibër dhe proporcionalitet në marrëdhëniet me Kosovën dhe Serbinë".

Mungesa e presionit ndaj Serbisë pas arrestimit arbitrar të tre policëve kosovarë dhe dështimi për të mbajtur përgjegjësi për sulmet ndaj forcës së sigurisë së NATO-s KFOR nënvizon "mungesën aktuale të paanshmërisë në trajtimin e pikave të tilla problematike".

Shqetësimi për afrimin e mundshëm të Beogradit me Moskën

BE dhe ShBA po ndjekin një politikë të butë në lidhje me Serbinë, kandidate për anëtarësim në BE, nga frika se Beogradi mund të ndryshojë anën e Rusisë.

Qeveria e Vuçiqit nuk po merr pjesë në sanksionet kundër Moskës. Presidenti rus Vladimir Putin gëzon simpati në mesin e popullatës serbe, ndërsa shumë serbë po refuzojnë anëtarësimin e plotë të vendit të tyre në BE, gjë që nuk është parashikuar deri më tani.

Lajme të ngjashme