Lekaj i AAK-së: Nuk do të lejojmë që të ndodhë shtrenjtimi i energjisë elektrike - NACIONALE

Lekaj i AAK-së: Nuk do të lejojmë që të ndodhë shtrenjtimi i energjisë elektrike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se nuk do të lejojnë shtrenjtimin prej 14 për qind të rrymës.

Ai ka thënë se nëse ndodhë kjo rritje atëherë qytetarët do t’i vendos në varfëri të skajshme.

Tutje, Lekaj ka thënë se nëse është nevoja do të mbajnë edhe protesta, pasi sipas tij, sepse qytetarët kanë mbetur të vetmuar dhe kjo qeveri vetëm e ka në mendim se si ta rëndojë jetën e qytetarëve dhe jo t’ua lehtësoj.

Ky është një shok lajm për të gjithë qytetarët ë Kosovës, bizneset dhe ndërmarrje t bendit dhe për të gjithë kjo është e paarsyeshme dhe jo e pranueshme për të gjithë qytetarët. Nëse ndodh kjo rritje qytetarin e vendos në varfëri të skajshme dhe në luftë për mbijetesë e ekzistencë. Mbi këto që thash ne si AAK jemi kategorik kundër kësaj rritjeje dhe nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë. Këtë do ta bëjmë me angazhimin tonë politik në Kuvend, në komisionet përkatëse dhe do të bisedojmë edhe me qytetarët që nëse e shohim të kemi edhe protesta sepse qytetarët tanë kanë mbetur të vetmuar dhe kjo qeveri vetëm e ka në mendim se si ta rëndojë jetën e qytetarëve dhe jo t’ua lehtësojë”, ka thënë Lekaj.

Lajme të ngjashme