LDK: Strategjia e energjisë e dështuar
Lidhja Demokratike e Kosovës ka pasur kritika të ashpra ndaj Strategjisë së Energjisë për periudhën 2022-2031 duke e cilësuar si të dështuar.
Sipas partisë opozitare, Vetëvendosje votoi për këtë strategji me urgjencë vetëm në mënyrë që të mbulonte dështimin e këtij dokumenti strategjik.
“Kosova të gjitha krizat energjetike gjatë dy viteve të fundit është futur pa pasë strategji të mirëfilltë dhe pa pasë ide se si të menaxhojë ato kriza, e të cilat shpesh herë rezultuan edhe me rritje të çmimeve të energjisë elektrike,” – u shpreh z. Visar Azemi, ekspert i kësaj fushe nga kjo parti.
“Dje kaloi me urgjencë në Kuvend dhe këtë po e shohim qartazi se është bërë për të mbuluar dështimin e këtij dokumenti strategjik dhe ballafaqimi me problemin kryesor të sektorit të energjisë, atë të konsumit të energjisë që përdoret për ngrohje gjatë muajve të dimrit, pra ky është problemi që shkakton në sektorin energjetik,” – tha ai.
Kujtojmë se për këtë Strategji kishte raportuar gjerësisht edhe gazeta Nacionale, duke evidentuar disa prej mangësive serioze.

