Largimi i gazetares Avdiu nga RTK-ja, Kadrijaj e quan “ndëshkim nga pushteti” - NACIONALE

Largimi i gazetares Avdiu nga RTK-ja, Kadrijaj e quan “ndëshkim nga pushteti”

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Largimi, përkatësisht mosvazhdimi i kontrates nga menaxhmeti i RTK-së ndaj gazetares Edina Avdiu, ishte temë edhe gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, për çka depuetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e pa si “ndëshkim” nga pushteti i Albin Kurtit.

Gazetarja Avdiu të cilës iu mohua vazhdimi i kontratës, dje njoftoi se ndër arsyet se pse Blerim Haxhiaj, U.D Kryeredaktor i RTK-së s'i vazhdoi kontratën e punës kishte të bënte edhe me refuzimin nga ana e saj për të lexuar një tekst lavdërues për personin dhe figurën e Dimal Bashës si njeri akadamikisht i kualifikuar.

“Kisha kërku prej juve. Mësohuni me kritika, me akuza, mësohuni që keni me u ballafuqu me realitet, dhe mos i ndëshkoni gazetarët e Kosovës siç është rasti i Edina Avdiut, e icla përjashtohet prej RTK-së për çshkak të qasjes së saj, oes për shkak të parashtrimeve të pyetje ndaj kryeministrit. Kemi me ju ballafaqu me këtë realitet. Sepse ne si deputet e kemi detyr me e mbikëqyrë punën e qeverisë dhe do t’i qesim në pahë. Mos u mundoni me i ndëshku gazetarët sikurse tash, e me i largu prej vendit të punës”, tha Kadriaj e AAK-së.

Lajme të ngjashme