Lajm i mirë: Premtohet furnizim i qëndrushëm me rrymë gjatë festave të fundvitit
Në natën e Vitit të Rip o premtohet se nuk do të ketë ndërprerje të furnizimit me enrgji elektrike. KEDS dhe KESCO kanë njoftuar se furnizimi me rrymë në Kosovë është i qëndrueshëm.
Në një komunikatë për media thuhet se në prag të festimit të Vitit të Ri, për të rritur sigurinë e furnizimit janë mobilizuar 400 punëtorë, të cilët do të angazhohen në tërë territorin e vendit, në rast të ndonjë të papriture ose dëmi eventual në rrjetin e shpërndarjes.
Tutje, KEDS ka bërë thirrje për shfrytëzim racional të energjisë, në mënyrë që mos të ketë ngarkesë në rrjet.