Lajçak takohet me dy senatorët amerikanë, flasin për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se është takuar me dy senatorët amerikan, Chris Murphy dhe Chris Van Hollen.
Pas takimit, Lajçak ka treguar dy senatorët janë duke e ndjekur nga afër zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
Ai tutje ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar që nevojitet de-përshkallëzimi për situatën në veri të Kosovës dhe rikthimi në dialog.
“Pata një takim të rëndësishëm në Hill me senatorë Chris Van Hollen dhe ChrisMurphyCT të cilët ndjekin nga afër zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Ne ndamë të njëjtin vlerësim për situatën dhe ramë dakord për nevojën e de-përshkallëzimit dhe rikthimit në dialog dhe normalizim.” – ka shkruar Lajçak në Twitter.
Had important meeting at the Hill with Senators @ChrisVanHollen and @ChrisMurphyCT who closely follow the developments in the Western Balkans. We shared the same assessment of the situation and agreed on the need for de-escalation and return to the Dialogue and normalisation. pic.twitter.com/IYYZFbLEYl
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 21, 2023
