Lajçak: Pasoja për palën që refuzon planin, më pak mbështetje për të - NACIONALE

Lajçak: Pasoja për palën që refuzon planin, më pak mbështetje për të

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se do të ketë pasoja për palën që refuzon planin evropian.

Këto deklarime i bëri në një intervistë dhënë Klan Kosovës, duke shtuar se për njërën apo palën tjetër që nuk bashkëpunon rreth këtij plani, do të ketë më pak mbështetje, ose thënë ndryshe, tjetra do të mbështetet më shumë.

”Atëherë bashkësia ndërkombëtare, ka për t’u përgjigjur në mënyrë të duhur, dhe do ta mbështes njërën palë më shumë, apo do ta zvogëlojë mbështetjen për palën tjetër.

Ky proces është shumë në fokus të bashkësisë ndërkombëtare. Misioni i së premtes së kaluar, me të vërtetë ka qenë i peshës së rëndë, SHBA, BE dhe tri shtetet nuk do të kishin ardhur këtu për asgjë”.

Kujtojmë se Lajçak po qëndron për vizitë në Kosovë momentalisht.

Lajme të ngjashme