Lajçak vazhdon takimet me zyrtarë nga vendet e BE-së që s'e kanë njohur Kosovën
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka ka takuaar të dërguaren greke për Ballkanin Perëndimor, Sofia Grammata.
Pas vizitës që Lajçak e bëri në Kosovë gjatë të hënës, më pas emisari takoi zyrtarë të lartë të Spanjes, Qipros e Sllovakisë e së fundi edhe të Greqisë.
vazhduar takimet me zyrtarë të shteteve evropiane për t’i njoftuar për dialogun.
Për takimin me zyrtaren greke ka njoftuar vet , Miroslav Lajçak.
“Me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, fola për përpjekjet e Bashkimit Evropian për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rolin e rëndësishëm të Greqisë në rajon”, shkruan Lajçak në Twitter.
With 🇬🇷 envoy for the Western Balkans, I spoke about our 🇪🇺 efforts on advancing normalisation of relations between Kosovo and Serbia and the important role of Greece in the region. pic.twitter.com/bL0yNROMH5
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 24, 2023
Kujtojmë se Spanja, Sllovakia, Qipro, Greqia dhe Rumania janë pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.
Megjithëkëtë, gjatë javëve të fundit në Kosovë e Serbi janë intensifikuar vizitat me qëllim të shtyrjes para të procesit të dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve.