Kush është politikani serb që po shkon viral në internet - shan mafinë e Vuçiqit e flet për Pavarësinë e Kosovës - NACIONALE

Kush është politikani serb që po shkon viral në internet - shan mafinë e Vuçiqit e flet për Pavarësinë e Kosovës

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Në vitin 2015, në Tiranë kërkoi falje për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve.

Bëhet fjalë për kreun e Partisë Republikane Serbe, Nikolla Sandulloviç. Ky i fundit, në një konferencë për media të mbajtur së fundi, ku ka shtuar se shqiptarët kanë të drejtë që mos të jetojnë pranë serbëve.

Të paktën kështu raportoi Faton Kurti, kreu i republikanëve kosovarë.

Sandulloviç thuhet se përgjatë gjithë rrugëtimit politik ka mbajtur këtë qëndrim, teksa shpeshherë ka qenë kritik ndaj Vuçiqit.

"Serbia ka kryer genocid në Kosovë, serbët shkuan dhe i vranë fëmijët e shqiptarëve, sigurisht që Shqiptarët kanë të drejtë të mos duan të jetojnë pranë serbëve ", ka thënë ndër tjerash në konferencën gjegjëse.

Për më shumë, ndiqeni konferencën e plotë, e cila veçse është bërë virale.

Opozita e Vuçiqit

Ai njihet si një prej kritikëve më të mëdhenj të kreut aktual serb.

Kujtojmë, Vuçiq së fundi u përplas me një situatë të vështirë në parlamentin serb, pasi opozita iu vërsul, si shkak i raportimit për planin franko-gjerman.

Jo vetëm kaq. Ish-kryediplmati serb, Vuk Jeremiç, ka hedhur kritika të shumta ndaj krerëve shtetërorë, duke u thënë se janë tradhtarë, ose injorantë, ose edhe të dyjat.

Këto komente erdhën pasi qeveria serbe, në një komunikatë zyrtare iu referuar vendit tonë si Republika e Kosovës.

Komunikata gjegjëse përmbante pikat kyçe të asaj çfarë Vuçiq prezentoi para deputetëve, ndërsa në të dytën është edhe etiketa Republika e Kosovës.

“Pika 2: Këmbëngulja në formimin e Asociacionit, i cili duhet të jetë kornizë ligjore dhe fizike për të drejtat e popullit tonë dhe organizimin e tyre në Republikën e Kosovës, me mbështetjen e Serbisë, të cilën askush nuk duhet ta pengojë”, thuhej ndër tjerash në komunikatën e qeverisë serbe.

Lajme të ngjashme