Deputeti serb kërkon refuzim të planit franko-gjerman: Bazë për krijimin e "Shqipërisë së Madhe"
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore në Serbi, Miroslav Aleksiç, ka thënë sot se propozimi franko-gjerman duhet të refuzohet, sepse sipas tij është themel për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.
Sipas Kosovo Onine, Aleksiç ka kritikuar edhe presidentin Vuçiq sepse nuk i ka thënë shprehimisht “jo Kosovës në OKB”, duke kërkuar të deklarohet në mënyrë eksplicite se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Debate të shumta ka pasur gjatë ditës në Kuvendin e Serbisë në lidhje me Kosovën, ku pas fjalës së Aleksiç tëgjithë deputetët e Partisë Popullore janë larguar nga seanca.
