Kusari-Lilës ia përmendin zotimin e Kurtit, Osmanit e Konjufcës për Asociacion: Asgjë e pazakontë - NACIONALE

Kusari-Lilës ia përmendin zotimin e Kurtit, Osmanit e Konjufcës për Asociacion: Asgjë e pazakontë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila në një konferencë për media, sot nga gazetarët është pyetur mbi letrën e publikuar nga Nacionale, ku krerët e shtetit zotohen se do ta themelojnë Asociacionit pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Kusari – Lila është përgjigjur se kjo nuk është diçka e pazakontë, dhe sipas saj, është letër standarde pa të cilin nuk mund të votohet raporti për anëtarësim.

“Nëse kjo letër është bërë publike, nuk është asgjë e pazakontë, letër e përbashkët e tre krerëve. Letër standarde pa të cilën nuk do të votohej raporti për anëtarësim më datë 27 mars. Procedura standard është që letra e shtetit aspirues për anëtarësim duhet të përkushtohet për t’ju përmbajtur raportit që propozon anëtarësimin. Letra nuk është asgjë më shumë se formalitet që i duhet përmbajtur, kurse pjesëve që iu referohet letra, janë referencë te opinioni i Raportueses.” u shpreh ajo.

Tutje, Kusari-Lila deklaroi:

“Opinioni përmend marrëveshjen bazike, pra jo në mënyrë të veçantë nenin 7, por tërësisë së obligimeve si njohja de facto, anëtësimi në organizata ndërkombëtare”.

Çka thuhet në letër?

Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufa dhe kryeministri Albin Kurti i kanë dërguar një letër raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Në letrën e siguruar nga gazeta Nacionale, thuhet se Kosova do të respektojë besnikërisht listën e zotimeve të treguar në shtojcën të cilën ata ia kanë bashkëngjitur letrës.

Në këtë shtojcë përmendet themelimi i Asociacioni sa më shpejt që është e mundshme.

Në letrën tuaj të datës 21 mars 2024, ju na i ofruat ‘zotimet e propozuara të cilat Kosovës do t’i kërkohen që t’i respektojë porsa të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës’. Korrespondenca juaj tregon se kjo listë, që kërkon një përgjigje nga institucionet shtetërore të Kosovës, përbën një përbërës integral të procesit tonë të aplikimit dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës.” - thuhet në letrën, e cila është nënshkruar më 22 mars nga tre krerët institucionalë.

Më tej, ata e informojnë raportuesen për Kosovën në Këshillin e Evropës se do ta respektojmë besnikërisht listën e zotimeve të treguar në Shtojcën I.

Në këtë kontekst, duke e marrë parasysh dhe mbi bazën e së drejtës kushtetuese të Kosovës, ne do të donim që ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t’ju informuar se ne do ta respektojmë besnikërisht listën e zotimeve të treguar në Shtojcën I të letrës suaj të datës 21 mars 2024 pas bërjes së Kosovës shtet anëtar i Këshillit të Evropës. Ne ju falënderojmë për bashkëpunimin tuaj, përderisa presim që ta fuqizojmë bashkëpunimin përmes anëtarësisë së plotë në Këshillin e Evropës.” - është thënë në letër.

Lajme të ngjashme