Kurtit nuk iu ndalua dërgimi i regjimentit ‘Xhenio’ të FSK’së në Ibër-Lepenc, thotë Ramadani - NACIONALE

Kurtit nuk iu ndalua dërgimi i regjimentit ‘Xhenio’ të FSK’së në Ibër-Lepenc, thotë Ramadani

1 vit më parë

nga NACIONALE

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, thotë se kryeministrit Kurti nuk i është refuzuar dërgimi i regjimentit Xhenio të FSK-së në kanalin e Ibër Lepencit. Çka është ky regjiment?

Në analizën e tij në emisionin Pressing të televizionit 7, eksperti i sigurisë Burim Ramadani, thotë se regjimenti Xhenio i FSK-së mund të dërgohej te kanali në Ibër Lepenc dhe sipas tij, ky regjiment ‘është i specializuar për këtë’.

“Së dyti, është e konfirmuar që kryeministri ka kërkuar nga KFOR dërgimin e FSK-së në veri dhe rrjedhimisht, çka është me rëndësi të dihet nga publiku, është se kryeministrit i është mundësuar ta dërgojë Regjimentin e Xhenios të FSK-së, pra ushtarët e Kosovës, të cilët janë të specializuar për këso lloj situatash dhe ka refuzuar t’i dërgojë Regjimentin e Xhenios, sepse ata nuk paraqesin force”, thotë Ramadani.

“A ka qenë interesimi i Qeverisë, i kryeministrit me kry punë me ushtarët e FSK-së? Sepse punën pastaj është detyru ta kryej me kompani private.

Këtë punë shumë më mirë do ta kryente Regjimenti i Xhenios, sepse janë të cerifikumë janë të trajnumë prej NATO-së.

Me krejt respektin për kompanitë private, kjo është punë e specializume për FSK-në. Edhe në kuptimin simbolik, për mendimin tim, do të ishte shumë më mirë që FSK me këtë ekip të ishte atje”, thotë ai.

Më poshtë, analiza e plotë e Burim Ramadanit, bërë në Pressing:

Vendi ku ka ndodhë, pra fshati Varagë, është afër Çabrës, ku është e vendosur edhe komuna e Zubin Potokut, kilometri i katërt apo pestë prej kanalit.

Sulmi duket se është bërë prej profesionistët. Autorët apo terroristët, kanë pasë shumë informacione prej kanalit.

Kjo sidomos lidhet me faktin që duket se vendi i vetëm i kanalit që nuk ka pasë bypass pra tejkalimi qoftë i improvizuar qoftë inxhinierik, ka qenë pika ku ka ndodhur ky shpërthim.

Kjo nënkupton që terroristët, potencialisht, kanë pasë njohuri apo kontakt qoftë me njerëz që kanë punu më herët ose që punojnë në Ibër Lepenc, në Ujman ose në sektorin e sigurisë.

Pra, po flasim për goditje të targetume saktë. Pra, kanë pasë informacion qoftë të jashtëm qoftë të brendshëm. Llogaritet që kanë qenë rreth 20 kg TNT, eksploziv që duket se ka qenë i mbështjellur me plastikë që potencialisht përdoret prej profesionistëve ushtarakë, shkaku i ujit.

Pra uji dhe shpërthimi i tillë në një kanal ujor me intensitet të lartë të ujit, bëhet kryesisht prej niveleve të larta të profesionistëve. Madje edhe profesionistët që nuk kanë shumë përvojë, do të frikësoheshin të vendosin një shpërthim të tillë.

Bartja e eksplozivit, tash për tash llogaritet që është bë disa kilometra në rrugë malore, në mënyrë që t’i iket kamerave apo të tjera. Shpërthimi në ujë largon tepër gjurmët, pra në hetim. Puna e menjëhershme që ka qenë me eskavator, largon po ashtu gjurmët. Në të njëjtën koha, moti pra, me reshje, moti i vështirësume, i ka mundësu këtij grupi, shteti pavarësisht çka del të vendosë një situatë të rëndë.

Hetimet a mund të nxjerrin apo jo, nuk është e lehtë të thuhet, edhe nëse do të ketë hetim ndërkombëtar është goxha vështirë me dalë me saktësi përveç aspekteve rrethanore, që ne kemi dëgju në vazhdimësi kontrollin në veri.

Ramadani: Reagimi i Qeverisë, emocional

"Ajo që është me rëndësi, është reagimi i shtetit të Kosovës", thotë Ramadani dhe vazhdon:

"Reagimi – sipas përshtypjes time, është se ka qenë emocional, jo institucional Nuk ka pasë Plan emergjent për këtë situatë.

Së dyti, është e konfirmuar që kryeministri ka kërkuar nga KFOR dërgimin e FSK-së në veri dhe rrjedhimisht, çka është me rëndësi të dihet nga publiku, është se kryeministrit i është mundësuar ta dërgojë Regjimentin e Xhenios të FSK-së, pra ushtarët e Kosovës, të cilët janë të specializuar për këso lloj situatash dhe ka refuzuar t’i dërgojë Regjimentin e Xhenios, sepse ata nuk paraqesin forcë.

Ata janë të uniformumë, por janë inxhinierë, profesionistë.

KFOR ia ka mundësu Regjimentin e Xhenios, që në situata të tilla reagon.

Për shembull, mbështetja për komunën e Suharekës, 2019, ka shku Xhenio. Urën e Açarevës ka shku Xhenio.

Ka pasë hapësirë ta dërgojë njësinë e specializume të FSK-së për rregullim, por kërkesa e kryeministrit ka qenë që të dërgojë forcë, që unë personalisht pajtohem, por meqë ajo nuk ishte e mundur në një situatë, Xhenio kryen punë.

A ka qenë interesimi i Qeverisë, i kryeministrit me kry punë me ushtarët e FSK-së? Sepse punën pastaj është detyru ta kryej me kompani private.

Këtë punë shumë më mirë do ta kryente Regjimenti i Xhenios, sepse janë të cerifikumë janë të trajnumë prej NATO-së.

Me krejt respektin për kompanitë private, kjo është punë e specializume për FSK-në. Edhe në kuptimin simbolik, për mendimin tim, do të ishte shumë më mirë që FSK me këtë ekip të ishte atje".

Lajme të ngjashme