Kurti tha se kishte prova: Qysh u tall ambasadori britanik me pretendimin se grupi famëkeq rus ishte në veri? - NACIONALE

Kurti tha se kishte prova: Qysh u tall ambasadori britanik me pretendimin se grupi famëkeq rus ishte në veri?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, është tallur me pretendimin se grupi famëkeq rus Wagner ishte në veri të Kosovës. Këto pretendime i kishte bërë edhe kryeministri Kurti por edhe presidentja Osmani. Çka tha ambasadori?

Ta nisim njëherë me atë që e kishin thënë presidentja me kryeministrin.

I dyti, pra Albin Kurti, e kishte përmendur grupin famëkeq rus në disa raste të ndryshme, mes të cilave edhe për Al Jazeeran.

“Ata erdhën në kufijë të Kosovës. Dhe është për ne e vështirë të dimë se ku janë bërë disa nga fotot, sepse ata janë në fshatra (zona rurale). Prandaj është e vështirë të dimë se ku janë filmuar këto grupe të armatosura. Sidoqoftë, shumë njerëz që janë në struktura ilegale dhe në barrikada deri së voni, kanë shumë foto të përbashkëta me “Ujqërit e Natës” dhe anëtarë të grupit “Wagner.””kishte thënë Kurti.

Pas kësaj deklarate, Kurti do të shprehej edhe më me siguri:

“Ne kemi prova se këta janë njerëz të maskuar me shenja të milicisë ruse Wagner, Ujqërit e Natës (një bandë ruse motoçikletash besnike ndaj Putinit) dhe të ashtuquajturës Brigadë Veriore.”

Prigozhini

Themeluesi dhe drejtuesi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, raportohet se kishte deklaruar se ushtria e tij private nuk ishte asnjëherë e pranishme në veri të Kosovës.

"Me sa dimë, serbët i përballojnë vetë problemet e tyre shumë mirë dhe nuk kanë nevojë për ndihmën tonë. Ju uroj atyre lumturi dhe prosperitet,"

‘Tallja’ e Abbottit

Në një intervistë të bërë mbrëmë për Kallxo.com, Abbott ishte pyetur pikërisht për një çështje të tillë:

“Nuk kam asnjë informacion se grupi Wagner ishte në veri. Dua të them, mendoj se po flitet shumë për këtë. Nuk ka asnjë dëshmi për këtë. Në një farë mënyre, mund të jetë mendim i dëshiruar për t’u përpjekur që të rritet tensioni.”

Gazetarja Jeta Xharra insitoi edhe më shumë në këtë çështje, por kjo e pasoi një tallje nga ana e ambasadorit Abbott:

“Jeta Xharra: Jo, ata kishin shenja në bluzat e tyre si grupi Wagner.

Nicholas Abbott: Ka shumë njerëz në Kosovë që veshin Union Jacks në xhaketa, në vetura, në çantat e tyre. Kjo nuk do të thotë se ata kanë një kombësi britanike.”

Intervistë e plotë:

Lajme të ngjashme