Kurti e përsërit: Kemi prova se në veri kishte shenja të pranisë së milicisë ruse Wagner dhe Ujqërve të Natës - NACIONALE

Kurti e përsërit: Kemi prova se në veri kishte shenja të pranisë së milicisë ruse Wagner dhe Ujqërve të Natës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për mediumin holandez NRC, ka thënë se protestat në veri nuk janë 'autentike'. Sipas tij, pjesëmarrësit e këtyre protestave sjellen me autobusë nga Serbia për t'i udhëhequr barrikadat.

Pas intervistës në gazetën austriake Di Presse, Kurti përsëri ka thënë se ekzistojnë prova të cilat dëshmojnë prezencën e grupit mercenar rus Wagner dhe bandës nacionaliste ruse të motoçiklistëve Ujqërit e Natës në veri të vendit dhe afër kufirit.

"Ai i quan protestat në veri “jo autentike”. “Njerëzit po sillen me autobusë nga Serbia për të udhëhequr barrikadat. Ne kemi prova se këta janë njerëz të maskuar me shenja të milicisë ruse Wagner, Ujqërit e Natës (një bandë ruse motoçikletash besnike ndaj Putinit) dhe të ashtuquajturës Brigadë Veriore. Kurti thotë se nuk mund t'i ndajë këto prova sepse "pozicioni nga i cili janë marrë fotot dhe videot mund të zbulojë burimet tona". Ai e dërgoi atë në Prokurori. - shkruan mediumi holandez NRC.

Lajme të ngjashme