Themeluesi i Wagner mohon praninë në Kosovë: Serbët s'kanë nevojë për ne - NACIONALE

Themeluesi i Wagner mohon praninë në Kosovë: Serbët s'kanë nevojë për ne

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Themeluesi dhe drejtuesi i kompanisë private ushtarake Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka bërë të ditur sot se kompania nuk ka qenë asnjëherë e pranishme në veri të Kosovës dhe nuk ka pasur kontakte me Serbinë.

Sipas Kosovo Online, Prigozhin e ka bërë këtë deklaratë në Telegram, duke u përgjigjur pyetjes së Zërit të Amerikës në serbisht, në lidhje me aktivitetet e grupit Wagner në Serbi.

Bëhet e ditur se Prigozhin, gjithashtu ka pohuar se në Wagner aktualisht nuk ka shtetas serbë duke shtuar se thashethemet që po “fryhen” për ndërveprimin mes grupit të Wagnerit dhe Serbisë nuk kanë bazë.

"Me sa dimë, serbët i përballojnë vetë problemet e tyre shumë mirë dhe nuk kanë nevojë për ndihmën tonë. Ju uroj atyre lumturi dhe prosperitet," – raportohet të ketë thënë Prigozhin në përgjigje të pyetjes nëse anëtarët e kompanisë së tij ishin të pranishëm në veri të Kosovës gjatë barrikadave në dhjetor të vitit 2022

Raportohet se, Prigozhin gjithashtu ka shtuar se grupi Wagner "do të jetë i lumtur të marrë pjesë nëse ka një konflikt ndëretnik në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës".

Lajme të ngjashme