Kurti takon dy ambasadorë, i kërkohet marrëveshja - NACIONALE

Kurti takon dy ambasadorë, i kërkohet marrëveshja

3 vjet më parë

nga Gazeta Nacionale

Zyra e Kryeministrit Albin Kurti, ka njoftuar se kryeministri ka pritur në një takim të përbashkët ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë, Olivier Guérot dhe Jörn Rohde.

Diskutimet e djeshme me palën serbe ishin temë qëndrore e këtij takimi siç njofton kryeministria. Kurti i njoftoi ambasadorët me qëndrimet e mbajtura dhe propozimet e dhëna të Republikës së Kosovës përgjatë tyre.

Ai e ritheksoi se përmes pjesëmarrjes në takime të ftuara nga ndërmjetësuesit dhe propozimeve të saj, Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitetin, gatishmërinë dhe interesimin për arritjen e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër dhe se për dallim nga Serbia, e konsideron si bazë të mirë propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“U theksua nevoja për përpjekje maksimale për arritjen e një dakordimi brenda orëve të mbetura nga afati shtesë prej 48 orësh, ashtu që përafrimi i djeshëm në Bruksel të rezultojë në pajtueshmëri të përbashkët.”, thuhet në komunikatën e zyrës së Kurtit.

Lajme të ngjashme